• |
ide | kryesore

14-vjeçarja e verbër fiton zemrat e publikut dhe jurisë në Got Talent

Paparazzi, Slider



Një vajzë 14-vjeçare e verbër britanike-pakistanez ka fituar zemrën e publikut me zërin e saj në spektaklin e famshëm “Got Talent” në Britani.

Ajo ka emocionuar dhe përlotur të gjithë me talentin dhe këngën e saj.

Para se të niste të këndonte, Sirine Jahangir ishte mjaft nervoze dhe i tha gjyqëtarëve se është e verbër.

“Pra, është shumë e qartë se nuk mund të shoh. Dikur unë mundesha të shikoja ndërsa tani jo, por mendoj se muzika është vizioni im dhe kjo është ajo për të cilën jetoj. Është sikur të jetë gjëja ime”, është shprehur Sirine.

Kur mbaroi këngën i gjithë publiku ishte me lot në sy dhe një nga gjyqëtarët i thotë vajzës: Ti nuk mund ta shohësh por me performancën tënde ke bërë të gjithë publikun të qajë dhe u ngrit të këmbë për të të duartrokitur sepse ata të duan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *