• |
ide | kryesore

Basha në Krujë: Rama la hapur fasoneritë që të mos u jepte pagën e luftës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

“Shqiptarët në çdo cep të vendit po përballen sot me mungesën e ndihmës së qeverisë të premtuar gjatë pandemisë. Premtime boshe nga një njeri i dështuar! Më shumë varfëri dhe papunësi për qytetarët ndërkohë që lekët e tyre Edi Rama i ndan me një grusht oligarkë”.

Janë fjalë të Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në një nga fasoneritë e Krujës.


“Punonjës dhe drejtues të disa fasonerive në Fushë-Krujë më folën për hallet e tyre të lidhura me mungesën e mbështetjes dhe ndihmës nga qeveria gjatë pandemisë. Paga e premtuar nga Edi Rama është një tjetër dështim i tij të cilën shumica e punonjësve nuk e ka marrë. Pronarët janë detyruar të largojnë punonjësit nga puna ndërsa e ardhmja e afërt duket e zymtë për ta, pasi mungesa e ndihmës ekonomike po e çon biznesin e fasonerisë drejt mbylljes.

Sikur të paguante pagën minimale për këtë kategori punonjësish buxhetit të shtetit do t’i kushtonte 25 milionë euro. Këto para që ju takojnë njerëzve Rama ua jep oligarkëve pasi ka shitur pronat e shqiptarëve dhe shtetin tek oligarkët dhe po bën tregti edhe me djersën e njerëzve. Edhe në këto kohë emergjence, Rama zgjodhi të ndajë paratë dhe pasuritë e shqiptarëve me oligarkët duke i braktisur njerëzit kur ata kanë më shumë se kurrë nevojë për mbështetje” – tha Basha. ©LAPSI.al

7 Comments

  1. Eshte mentaliteti i popullit i tille! Enveri gjeti njerezit e duher per te vendosur diktaturen e ploretariatit! Saliu po ashtu, Fatosi e Meta njelloj dhe tani Rama qe eshte i vetmi europian ne Shqiperi ka kundershtare njerez me mentalitet shqiptar! Populli i ndershem duhet ta kuptoje kete dhe jo me Sali e like! Pa u larguar keta te dy do te jemi keta qe jemi!Ka shkuar te fasonerite qe jane te ish deputeteve te pd qe te bej sikur ben opozite

  2. Ky eshte kar apo ben vete, tani ti shkon edhe i thua pronarit qe Rama beri keq qe te la ty te punosh ne kete kohe, edhe ky pronari i fasonerise duke qene se eshte nje person i vetdishem thote , Po, qeveria beri keq qe me la mua te punoj por duhet te me kishte mbyllur biznesin gjate ketyre 3 muajve.

  3. O klluf , po ti para 10 ditesh bere deklarate qe te hapeshin fasonerite .
    Ky cfare thot tani nuk e thote neser.
    Eshte komplet pa shtylle kurizore.

  4. të gjithë e kujtojnë se si ish-kryeministri fuqiplotë, i merrte të “gjitha me rradhë”, emrat dhe mbiemrat e deputetëve të opozitës së asaj kohe, u bënte biografinë, u merrte erëzin, dhe askush nuk fliste, askush nuk pipëtinte, askush nuk e quante “diktator, manipulator, shtypës”, por të gjithë “luanët dhe lepujt” e tij e duartrokisnin. E një gjë të tillë, madje më të ekzaltuar e bënin edhe kur Doktori (kryeministët) shante me libër shtëpie, ndonjë deputet të ish-opozitës që kishte kurajon të denonconte me fakte shkelje ligjore, abuzime, korrupsionin, apo dhe afera të tjera. Padyshim që sot gjërat janë krejt ndryshe, padyshim që Rama kryeministër, nuk është si paraardhësi tij, pasi në krye të Kuvendit është dikush që i thotë kujdo në foltore, madje edhe shefit të qeverisë “koha mbaroi”. Padyshim Rama nuk është Berisha, pasi nuk merret me as me jetën private, as me familjen , dhe as me farefisin e deputetëve kundërshtarë, por thjesht u jep atyre përgjigjen e duhur. Padyshim që Rama sot, nuk është Berisha i djeshëm në Parlament, nuk mbjell gjuhën e urrejtjes, nuk nxit debate shterpë dhe dhunën mes deputetëve, nuk shpif dhe denoncon pa fakte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu