• |
ide | kryesore

Basha në ‘Opinion’: Në zgjedhjet e ardhshme Edi Ramën nuk e shpëton nga largimi asnjë grup kriminal dhe alibi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha ka ndjekur linjën e ashpër të akuzave ndaj Edi Ramës duke theksuar  në emisionin “Opinion” se nuk ka grup kriminal dhe alibi që shpëton Edi Ramën dhe bandën e tij nga largimi. Me leximin e deklaratave të Bashës sonte, qëndrimi opozitar është për t’u futur në zgjedhjet e ardhshme.

Basha pyetet nga moderatori Fevziu nëse do të futet në zgjedhje edhe nëse nuk realizohet një qeveri tranzitore.

“Ne nuk kemi në dorë asgjë më shumë se sa të shfaqim vullnetin tonë politik për t’i dhënë shqiptarëve dhe Shqipërisë zgjedhje të lira e të ndershme. Përballë kemi një njeri dhe një grup njerëzish të cilët e kanë jetike të mbrojnë krimet, korrupsionin, dështimet e tyre gjatë këtyre viteve. Pjesë e kësaj është sabotimi i reformës zgjedhore, të cilën u përpoqën ta sabotonin me akte të ndryshme, i fundit ishte ai te Teatri, është sabotimi dhe kapja e reformës në drejtësi. Këto janë akte të përkohshme, sepse shumë shpejt dita do të vijë kur kjo qeveri që tashmë i ka ditët e numëruara, do të përballet me vullnetin popullor dhe nuk do të ketë asnjë forcë, asnjë kriminel, asnjë grup kriminal të përsërisë atë që ndodhi në vitin 2017-të.” – u shpreh kryedemokrati, i cili vazhdoi ti përgjigjej pyetjeve të Blendi Fevziut se cilat pika janë të panegociueshme për reformën zgjedhore, e cila do të mbyllet brenda 48 orëve.

“Shiko, asnjë pikë nuk ka kuptim në qoftë se nuk ka vullnet për ta zbatuar atë. Kështu që fillim e mbarim pika më e rëndësishme është: do të ketë apo nuk do të ketë qeveri pa Edi Ramën kryeministër. Në qoftë se nuk ka qeveri pa Edi Ramën kryeministër të tjerat janë pesë me hiç, por ne jemi aty për të bërë detyrën tonë që, të paktën, kuadri ligjor nesër, nën qeverisjen tonë, nën drejtimin tim, mos të kenë gojë dhe të thonë shikoni…” – u shpreh Basha, i cili kulmoi me një deklaratë se Rama do shohë fundin e qeverisjes së tij në zgjedhjet e ardhshme.

“Pa diskutim, nuk ka grup kriminal, nuk ka alibi, nuk ka shkatërrim të procesit të reformës zgjedhore që shpëton Edi Ramën dhe bandën e tij nga largimi.” – deklaroi Lulzim Basha në ‘Opinion’.

Pas insistimit të moderatorit Fevziu, Basha la të kuptojë se do futet në zgjedhje në të gjitha rrethanat.

“Kjo do të thotë që çdokush do të gjejë veten tek program ynë, tek alternativa jonë, tek programi jonë për ta shpëuar vendin nga kjo e keqe. Çdo ditë më shumë me Edi Ramën është një ditë me e keqe, një familje më shumë zhytet në varfëri, një biznes mbyllet, një kompani nxjerr më shumë të papunë, një student largohet në emigracion. Kësaj duhet ti japim fund një orë e më parë. Ne kemi planin, unë kam vizionin, kam planin, kam vendosmërinë, kam ambicien, kam përvojën për ta drejtuar këtë betejë dhe ajo që shoh në këto takime është që të gjithë po thonë: “Rama duhet të largohet një orë e më parë. Ti je shpresa jonë, na mblidh, na bashko të shkojmë drejt ndryshimit që mezi po e pret çdo shqiptar”. Dhe kjo, po ta them me sinqeritetin më të madh, pa fije propagandë, përfshin shumë njerëz të cilët e cilësojnë veten e tyre si të majtë apo si socialist.” – u shpreh Lulzim Basha. ©Lapsi.al 



14 Comments

  1. Më ka dërguar doktori- foli si trim.

    -Po, si është puna?

    -Ju të gazetës- më tha- duhet të shkruani për mua, se kam qenë në burg. Jam nga Fushë- Kruja.

    Sapo kishte nisur botimin gazeta ‘Rilindja Demokratike’, më e kërkuara dhe më e lexuara në historinë e gazetave shqipe.

    -Mirë, po pse ke qenë në burg?, e pyes

    – Desha të vras Enver Hoxhën, prandaj…

    -Ta vrasësh?… Ma thuaj historinë, si ndodhi?

    -Kisha marrë vesh se Enveri do të kalonte me makinë mbi Urën e Zezës. Hyra poshtë urës dhe prita derisa të kalonte. Aty do ta vrisja.

    -Nga poshtë urës do ta vrisje tjetrin në makinën mbi urë? Si?

    – Me sëpatë!- tha ky që tashmë po bëhej pjesë e opozitës anti- komuniste.

    E pashë edhe një herë të mjerin dhe i thashë: ‘Mirë, mbylle derën dhe ik tani!’.A do futeni ne zgjedhje te pyet fevzi dhe ti nuk ke byth te thuash Po ose Jo

    1. ahaha…
      Ky kllufi ka filluar te fryhet se e di shume mire se pakti eshte qe mandatin ta marri PDja per 8 vitet e arshme.
      Shikoni kur te dali ””FETIMTARI I MADH QE FITOI KURNDER RAMES … lulzim basha”” .
      Ate e di dhe bufi o lulush qe zgjedhjet e ardshme do te ti japin ty ( se ti nuk je i zoti te marresh asgje)

  2. Mos u terhiqni nga votimi elektronik ne menyre qe zgjedhesit jashte vendit te mund te votojne. Rivdekja i ka bere llogarite: nga 1.2 milion zgjedhes ne vend, ajo garanton 400 mije vota per veten. 500 mije nuk votojne fare keshtu qe kusuri i mbetet opozites, pra 300 mije. Pa voten e emigranteve jeni te humbur qe pa hyre ne zgjedhje.

  3. Mos u terhiqni nga votimi elektronik se i keni te humbura zgjedhjet. Rivdekja i ka bere llogaritjet: nga 1.8 milion zgjedhes vetem 1.2 jane ne vend. Te sigurta kane 400 mije vota qe i nxjerrin me hir a pahir. 500 nuk votojne keshtu qe ngeleni me gisht ne goje.

  4. Komenti i ores 22,10 eshte doras kelysh, apo sigurims fuksi ne rilindjen e Rames, e jo per ate qe na komenton. Kjo duket ne fabulen qe etregon si hetues, e jo per analogji, por nejse, keta jane bijte e tyre qe gjoja rrezuam, por si bari i keq qe u ngjitet te mbjellave ne rrenje, jane edhe keta kuqale qe sot i frymezon idioti Rama.Per bythe ne zgjedhje, a futet, a po nuk futet opozita, nuk ka ngelur llogari per sumen tende hemoraidale, sepse po ta thote shqip, e ashiqare kur thote populli_ Me Ramen nuk ka zgjedhje, me qeveri tranzitore po,,,,,POOOOO, por ti intervencionist internacionalist pa atdhe, fe, origjine, e gen, e kerkon sepse luan rolin per te perhapur mos besim tek opozita per rrugen qe ka nisur e qe do e coi der ne fund ashtu sic e do shumica e popullit demokrat, e jo shumica qe vidhni, e qe e keni vjedhur, por vota e paster, e sinqerte, e demokratike, pra ja tek eshte vendimi, e deshira e shume shqiptareve, keshtu do shporret, e shporreni ju cibanet hibride qe deformuat e prishet te aredhmen e vendit me maskaralleqet tuaja, te trasheguara, e disa te marra nga banditet mafioze qe keni ne partine e qelbesirave.

  5. O Tur, apo Potur, Yhohen e thuhen, por si kapo hajduti, e mashtruesi Rama, Basha nuk eshte. Kete ti, qe mbakerke mend vitet, kujto edhe ato qe debili e idioti tend mashtroi nje popull me dokrrat e super mashtrimeve e pastaj bej ndonje koment me horizont, e jo me kete qe na ke shkruar sepse te le pershtypien qe fle ne halene e Rames, e sheh enderra me aromen qe te pelqeka nga ajo dere, andaj kujdes me llafollogjine e te semureve psiqike, se nuk ka ilac qe te te beje mire. Ruaj vehten nga llogjika e fendaksur qe ke, dhe pasi te marresh vehten, duku ketej nga portali, ndac vete, apo i komanduar, por ama te na thuac ndonje problem, ves, ngjarije, apo suite droge qeveritare, qe te qetesohesh. Kaushi ramist.

    1. Nese luli qenka kaq humbameno sa te genjehet kaq haptazi dhe rendshem ai eshte jo kar por SUPERKAR, mvjen keq qe po ta them

  6. Pensioni minimal 300euro. Paga minimale 800 euro. Mjeket 2000euro, mesuesit 1800 euro. Pagese papunesie 560euro. Paret pertoke . Drita, uje, telefonona pa leke falas, Studentet me bursa nga 1200euro. Te gjithe studentet do punesohen menjehere pas diplomes dhe po nuk u punesuan do paguhen nga shteti 800 euro githe jeten. Bisnesi i vogel taksa zero. Bisnesi i madh taksa 1% . Gjithe shqiptaret kane falas nga shteti 12 dite ne vit pushime ne Antalia. Per vit te ri pensionistet 300 euro shperblim,xixa paske pasur pune mbrem naten pa gjume per pak lepirje bythe,gjithe naten me komente kudo,supa me lakuriq te paska dhene fuqi shko tani fli njelloj si bytha qe ti lepin gjithe diten

  7. Dyshohet se këto para janë marrë nga azerët si garanci nga Taçi, për privatizmin e Albpetrol, dhe më pas nuk janë kthyer më.

    Madje, për këtë aferë ka raportime se u vra edhe Artan Santo, pasi kishte dalë garant për këto para, që më pas nuk i kthente dot.

    Taçi u bë i njohur në kohën e qeverisjes së Berishës, pas nëpërmjet lidhjeve me familjen Berisha, arriti të bëhej një biznesmen i fuqishëm, aq sa organizonte edhe ndeshje me Milanin dhe Real Madrid, duke paguar miliona euro.

    Por, pas largimit të Berishës për të nisën problemet dhe tashmë është shpallur në kërkim.
    Ja dhe shpellkari me i ri i brigades celul te xixa zigur stalin si ky lakuriqi kinez si ky kari keqa keqa ketu lart

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *