• |
ide | kryesore

BE reagon për keqtrajtimin e policëve të Veliajt ndaj të riut rom

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë dënoi keqtrajtimin e Policisë Bashkiake të Tiranës ndaj një të riu rom qe mblidhte mbeturina në Tiranë. Skena e rrahjes së nga dy policë bashkiakë u filmua nga një kalmitar dhe u hodh në rrjetet sociale,

“Delegacioni i BE-së dënon të gjitha format e diskriminimit, margjinalizimit dhe dhunës, veçanërisht kundër anëtarëve të komuniteteve rome dhe egjiptiane”, deklaroi një punonjës i delegacionit për gazetarin Gjergj Erebare të BIRN, më 27 maj.

“Për rastin specifik të imazheve të qarkulluara në mediet sociale, Delegacioni i BE-së bazohet në punën e autoriteteve përkatëse kombëtare dhe në këtë drejtim mirëpret hetimin e nisur nga Avokati i Popullit për këtë çështje,” vijon më tej deklarata.

Delegacioni përshëndeti edhe vendimin e Avokatit të Popullit për nisjen e hetimeve në lidhje me rastin.

Bashkia e Tiranës nuk ka bërë komente publike mbi këtë çështje ndërsa një zëdhënës i saj nuk i është përgjigjur pyetjeve të BIRN të dërguara me SMS.

Policia bashkiake e Tiranës është shfaqur shpesh në median sociale duke keqtrajtuar qytetarë të ndryshëm, disave duke i bërtitur, të tjerëve duke u konfiskuar mjete të ndryshme tregtie, në kushte të paqarta ligjore.

Për organizatat e shoqërisë civile, dhuna e Policisë Bashkiake të Tiranës është sistematike dhe e paligjshme. Një hetim i mëparshëm i Avokatit të Popullit ka konkluduar se Policia Bashkiake e Tiranës vepron të tejkalim të kompetencave të saja ligjore në lidhje me ricikluesit individualë. /BIRN



5 Comments

  1. Hajde gallate hajde. Policia e Leshit kap ne hu artistet Shqiptare e BE nuk ndihet, ama po rrafi ndonje jevgjit “ben namin”. Ore i kujt eshte ky vend i Shqiptareve apo i jevgjiteve?

    1. Ky vend eshte i evropianeve, vendosin ata pavarsisht se te thone qe jeni te lire.

      Ore nje gje nuk kuptoje, kush ja triumfoi Ramen para kamerave dhe tani ben sikur eshte kunder por qe prap uk merr pergjegjesi per cfare ka bere ?

      Mos valle e harruat kaq shpejt ?

      Mos valle vertet besoni se po ecim perpara ?

      Ju pershendet merkeli dhe soros dyshja qe po investon aq shune per ta kaluar si nje teori konspirative.

  2. Ky vend eshte i evropianeve, vendosin ata pavarsisht se te thone qe jeni te lire.

    Ore nje gje nuk kuptoje, kush ja triumfoi Ramen para kamerave dhe tani ben sikur eshte kunder por qe prap uk merr pergjegjesi per cfare ka bere ?

    Mos valle e harruat kaq shpejt ?

    Mos valle vertet besoni se po ecim perpara ?

    Ju pershendet merkeli dhe soros dyshja qe po investon aq shune per ta kaluar si nje teori konspirative.

  3. Ky vend eshte i Evropianve, ku cdo komunitet ka te drejta te barabarta. O ti Shqiptar brekegrisur qe te duket vetja superior ndaj komunitetit Rom, nderkohe qe te qelbet stomaku era qepe dhe te fusin hurin ne cdo vend Evropian ku shkon.
    Ky je ti, nje qenie frikacake, qe fut bishtin ne shale sa here shkon ne perendim dhe ben si trimosh me komunitetet e margjinalizuara. Je njesoj si ata policet bashkiake, kot nuk aplikon madje per ndonje pune. Se delet si ti bejne pune per t’i turrur majtas, djathtas.
    Ky qe flet per evgjitet, nje komunitet i urte e punetor, e harron qe eshte palacoja nr. 1 sot per sot ne Evrope.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *