• |
ide | kryesore

Bëri burg gabimisht, tani është pretendent për të fituar ‘America’s Got Talent’

-Instant, Paparazzi, Slider



Sezoni i ri i “America’s Got Talent” ka një pretendent kryesor për të fituar që tani. Episodi ku ai këndon nuk është transmetuar akoma në televizion, por ai ka një histori dhe një zë si askush tjetër.

Archie Williams kaloi 36 vite të jetës në burgun e Louisiana për një akuzë përdhunimi, për të cilën ishte i pafajshëm. Një vit pasi u lirua nga burgu, ai shfaqet përballë jurisë së programit të famshëm me këngën “Don’t Let the Sun Go Down on Me”. Gjatë kohës që ishte në burg ai performonte dhe shihet episode të emisionit të talenteve, me shpresën që një ditë do të ishte aty. Kënga dhe besimi i tij e bën që të qëndronte i fortë dhe t’i mbijetonte atij vendi. Historia e tij është kjo. Një grua u përdhunua dhe sulmua me thikë në Louisiana në vitin 1982. Gruaja e identifikoi disa herë Willams si autorin e krimit. Atëherë 22 vjeç, ai tha se në kohën e krimit kishte qenë në shtëpi duke fjetur. Për këtë pati edhe dëshmitarë. Shenjat e tij të gishtërinjëve nuk u gjenden askund në vendin e ngjarjes. Por si një djalë i vogël me ngjyrë, pa asnjë mundësi ekonomike për të mbrojtur veten kundër shtetit të Lousiana-s, faji ju la atij.

Në 1983 mori dënimin me burg për tentativë vrasje, përdhunim dhe rrëmbim, Mori një dënim me burgim të përjetshëm, pa të drejtën për liri me kusht. Pas më shumë se një dekade, u dërgua në burgun e sigurisë së lartë në Louisiana, një nga institucionet më të dhunshme në SHBA. Më pas, organizata “Projekti i Pafajsisë” mori përsipër rastin e tij, duke kërkuar krahasimin e të dhënave të ADN-së dhe gjurmëve të gishtërinjëve, të gjetura në skenën e krimit. Më në fund në mars 2019 u provua se ishte i pafajshëm dhe fitoi lirinë. Në moshën 58-vjeçare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *