• |
ide | kryesore

Dërgoi në një tjetër familje djalin autik të adoptuar, kritikohet nga ndjekësit vlogerja

-Instant, Paparazzi, Slider



Vlogerja e njohur për videot në Youtube, Myka Stauffer, ka zbuluar se kishte vendosur ta dërgonte djalin e saj të adoptuar 4-vjeçar me autizëm, në një familje tjetër. 32-vjeçarja dhe bashkëshorti James, adoptuan Huxley-n nga Kina, 2 vite e gjysëm më parë.

Tani ai është dërguar në një shtëpi tjetër, me çiftin që pranoi se djali ksihte nevoja të veçanta, për të cilat ata nuk ishin të pregatitur. Lajmin e konfirmuan me anë të një videoje 7 minutëshe në Youtube, ku Myka ka më shumë se 700 mijë ndjekës. “Kur bën një adoptim ndërkombëtar, ka disa gjëra që nuk janë transparente, si dokumentat. Kur Huxley erdhi në shtëpinë tonë, kuptuam që ai kishte nevojë për një trajtim të veçantë. Për të cilin ne nuk ishim të pregatitur. Askush nuk na tha asgjë për këtë.”- thotë James në video dhe shton: “Gjatë këtyre viteve ai ka qenë në shumë seanca terapie dhe ne u përpoqëm që ta ndihmonim me aq sa mundëm. Ka qenë shumë e vështirë për ne të dëgjojmë atë që na kanë thënë doktorët. Nuk donim kurrë të gjendeshim në këtë pozicion. Jemi përpjekur që të bëjmë gjithçka për të, e duam me të vërtetë.

Ndërkohë Myka me lot në sy tha: “Ne e duam Huxley-n me gjithë shpirt. Nuk pati një minutë kur ne nuk bëmë më të mirën tonë për të. Pas shumë trajtimesh, vlerësismesh dhe këshillash nga profesionistët, kuptuam që ai kishte nevojë për më shumë kujdes. A ndihem unë sikur kam dështuar si mama? 500% po. Kur sheh komentet që na kanë bërë lëndohesh akoma më shumë. Muajt e fundit, kur e kemi menduar këtë mundësi, kanë qenë më të vështirat për ne. Vendosëm të bënim më të mirën për të. Ata nuk e zbuluan me detaje se çfarë kishte ndodhur me djalin pas largimit nga shtëpia e tyre. Megjithatë treguan se 4-vjeçari tani është në një familje ku do të qëndrojë përgjithmonë. Tani ai do të jetë më i lumtur siaps tyre dhe mamaja e tij e re është e pregatitur profesionalisht që të kujdeset siç duhet për të.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *