• |
ide | kryesore

E hoqi në kurriz infektimin: Dybala dhuron 160 mijë euro për spitalet argjentinase

-Instant, Sport



Paulo Dybala nuk e harron origjinën e tij argjentinase, madje as faktin që e provoi vetë cdo të thoshte të kalojë koronavirus. Sulmuesi i Juventus ka vendosur të ndihmojë me një dhurim, spitalet e Cordoba e Laguna Larga, ku ka lindur, e që po përballen me emergjencën koronavirus. Një makth që vetë Dybala e ka përjetuar vetë: u shërua pas më shumë se një muaji e gjysëm nga zbulimi i infektimin me Covid-19.

Ashtu si ka zbuluar i vëllai Gustavo, për emitentin argjentinas Cadena 3, “Paulo ka kryer një donacion prej 12 milionë pesos (rreth 160 mijë euro) për të blerë pajisje mjekësore të destinuara për spitalet e Raëson, San Roque e Florencio Díaz: për Cordoban e tij – ka deklaruar ai – Gjithcka është blerë tashmë: Paulo po punon me ministrin Cardozo. Pas disa ditëve do të mbërrijnë të gjitha në destinacion”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *