• |
ide | kryesore

Inter e PSG bien dakord: 60 milionë për blerjen përfundimtare të Icardi

-Instant, Sport



Telenovela Icardi mund të ketë pësuar zhvillimin vendimtar. Sipas asaj që bën të ditur l’Equipe, në fakt, Paris Saint-Germain është gati të bëjë lëvizjen finale, duke ushtruar të drejtën e blerjes mbi sulmuesin e Inter në termat e paracaktuar. Në detaje, sipas asaj që bëhet e ditur nga Franca, Leonardo e drejtuesit zikaltër janë duke arsyetuar mbi një shifër të përafërt me 60 milionë euro.

Pas hapjes që i bëri cështjes Wanda Nara, bashkëshortja menaxhere e lojtarit, Icardi duket pranë qendrimit nën Tour Eiffel. Në Francë tashmë nuk kanë dyshime dhe e japin të sigurtë blerjen e ish-sulmuesit zikaltër. Shifra për të cilën flitet është shumë pranë asaj që kishte kërkuar Inter për huazimin dhe të drejtën e blerjes. Sipas l’Equipe, diferenca është 10 milionë euro, në krahasim me 70 të kërkuar nga zikaltrit, por duket se palët janë shumë pranë. Për momentin, oferta e Psg për Icardin përbëhet nga një pjesë fikse prej 55 milionë euro, plus disa bonus për të arritur në 60 milionë.

Një thesar që duke parë situatën aktuale të merkatos, mund edhe ti kënaqë zikaltrit e të përdoret nga Marotta për përforcimet e mundshme në sulm, ku prioritet është Werner. Sipas asaj që sqaron Mirror, në fakt, Liverpool ka vendosur të tërhiqet nga gara për sulmuesin, pas refuzimit të Leipzig për të negociuar për shifra inferiore ndaj 50/60 milionë euro të përcaktuara në klauzolë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *