• |
ide | kryesore

Iu vra djali në derë të shtëpisë, flet mjeku vlonjat: E pa gruaja nga dritarja

Arkiva, Lajme, Të fundit

Mjeku Edmond Breshanaj ka folur për vrasjen e të birit, Kristjan Breshanaj, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në Vlorë. Mjeku shprehet se djali nuk ka pasur konflikte të mëparshme dhe se ka qenë njëri jo problematik duke kërkuar të zbardhet sa më shpejt shkaku i vrasjes së tij. Breshanaj tregon se të birin e kishin qëlluar fillimisht nga larg, e më pas nga afër me breshëri, duke e lënë të vdekur.

“Në Belgjikë punonte barist, i dërgoja para të mbulonte jetesën. Edhe rasti 2014-tës, Kristjani u dënua pasi s’kishte patentë, shokut iu gjetën një bimë kanabis. Ai nuk ruhej, kishte me vete vetëm telefonin dhe paketën me 3 cigare.


Mamja e Kristjanit dëgjoi krismat, më telefonoi të pyeste për djalin. Pastaj pa nga dritarja djalin e plagosur. Në vendngjarje Kristjani shoqërohej nga një shok, atentatorët nuk kanë shtënë mbi shokun.

Ata qëlluar Kristjanin nga larg, pastaj iu afruan duke e lënë të vdekur nga breshëria. Policinë e njoftova vetë. I shoqërova deri në vendngjarje por djali s’kishte puls. Te zbardhet ngjarja. Shteti te veproje”, – tha mjeku Breshanaj.

1 Comment

  1. Ngushellime per djalin, por ti qenke mjek qe ke mbajtur djalin ne Belgjike me para? Ne me dy pune me page sa e jotja s’mbanim dot veten ne Shqiperi. Si qenka kjo puna qe s paske nevoje per para me pune ne shtet?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu