• |
ide | kryesore

Tirana vatër e nxehtë e koronavirusit, 26 raste të reja në 24 orë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tirana vazhdon të jetë vatra kryesore në vend me një numë të lartë të rasteve ditore të konfirmuara pozitive me Covid19. Të gjithë zonat e tjera në Shqipëri rezultojnë për të dytën ditë rradhazi pa raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 26 raste pozitive, të gjitha në Tiranë.

Nga hetimi i thelluar epidemiologjik, janë testuar 73 personel shëndetësor, nga të cilët 12 kanë rezultuar pozitivë, në QSUT, të gjithë pa simptoma. Në total janë 20 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të rastit të identifikuar tre ditë më parë.

Nderkohë vijon hetimi i thelluar epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë. Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 24 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë të shëruar 11 qytetarë, duke e çuar në 823 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1076. Prej tyre, mbi 76% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 220 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën personale. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo rast të dyshuar, telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (28 Maj 2020)

Testime totale 15319
Testime molekulare 13993
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 1076
Raste të shëruara 823
Raste Aktive 220
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 122
Durrës 51
Krujë 17
Shkodër 12
Kamëz 9
Berat 6
Fier 2
Korçë 1



5 Comments

  1. Kush e tha ?!Edvini ?!Hahahahahahahahahahaah,zero ka Tirana dhe e gjithe Shqiperia!Po ben politike plehra.Me Komitetin e shpetimit te Zani Caushit !Asnje rast nuk ka !
    Tregoni emrat dhe ku ndodhen te infwktuarit ?!Edvin te ka dale boja bastard !Hajdut,mashtrues e pervers.

  2. Hahahaaaaaa shum e nxehte. Vater perveluese. hahaha…. sa fjal te medha kane mesu shqiptaret keto dy muaj. U pika ju.

  3. Po kur jane gjithdej 220 “”raste aktive”, pse nuk i shtrojne nr spital?
    As 220 shtreter nuk kane spitalet tona?
    Apo ne spital mund te numerohen e per ata qe jane “ne shtepi” themi sa te duam.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *