• |
ide | kryesore

Mblidhet Këshilli Politik për reformën zgjedhore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mblidhet sot Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore. Teksa mbledhja pritet të nisë në Pallatin e Kongreseve, raportohet se në tryezë do të marrin pjesë përfaqësues të partive dhe ekspertë të çështjeve zgjedhore.

Kujtojmë se palët politike kanë parashtruar disa kërkesa për këtë reformë. Kështu, Partia Demokratike kërkon që krimet zgjedhore të hetohen nga SPAK. Pak ditë më parë palët politike u dakordësun për 3 çështje; periudhë zgjedhore, kuotat gjinore dhe financimin e partive, ndërsa opozita theksoi se këto nuk janë çështjet më të rëndësishme.

Kujtojmë se ambasadorja amerikane Yuri Kim takoi sot një nga anëtarët e Këshillit Politik, Petrit Vasilin, ndërsa më herët zhvilloi takim me Gjiknurin, Bylykbashin dhe Hajdarin.

Ky takim vjen vetëm 3 ditë para përfundimit të Reformës Zgjedhore, dhe 31 maji nuk është kushti i SHBA, por një dakordësi mes palëve që Lulzim Basha është zotuar para ambasadores për këtë datë.



4 Comments

  1. NESE NUK DRYSHONI SISTEM KOT QE MBLIDHENI .
    BOLL ME SHOW KURVASH , SE ÇDO DITE QE KALON NA BENI AKOMA ME SHUME PER TE VJELL .
    JU JENI FATKEQESIA E SHQIPTERISE DHE E SHQIPETAREVE .

    1. E kuptoj dhe e vlersoj ironine tende . Por ne kete rast nuk eshte edhe aq ironi ,me keq se kaq nuk do e bente as dreqi vete .

  2. “Basha është zotuar para ambasadorëve që ta përfundojnë marëveshjen për reformën zgjedhore në 31 maj”
    Është e vërtetë pasi ky ishte një nga 15 kushtet që Këshilli i Europës ja kishte caktuar opozitës shqiptare, por ama nëse 14 kushtet e tjera, përfshirë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese e asaj të Lartë, apo ndëshkimin e atyre politikanëve të mazhorancës që u denoncuan me fakte se kishin abuzuar kriminalisht me votat, goditja e korrupsionit e heqja dorë nga akaparimi i të gjitha pushteteve, këto janë detyra që duhej ti kryente mazhoranca qeverisëse.
    “Reforma zgjedhore” në Shqipëri është kërkuar të bëhen e janë bërë pas të gjitha zgjedhjeve, por asnjë reformë në Shqipëri nuk mund të konsiderohet e përfunduar, nese nuk është kryer reforma në drejtësi duke e shkëputur ate plotësisht nga mvartësia e partisë në pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *