• |
ide | kryesore

Messi tek Newell’s: “Nëse largohet nga Barcelona vjen tek ne”

-Instant, Sport



Lionel Messi është gjithnjë pjesa e preferuar e zërave të merkatos e nëse ka ardhur konfirmimi se do të qendrojë tek Barcelona, kjo nuk përbën fare problem për klubet e tjera, që me lidhjen që i bëjnë klubit të tyre me kampionin argjentinas, fitojnë vëmendje, edhe nëse nuk marrin lojtarin në fund.

Këtë herë ambicja nuk është kaq e madhe sa ta shkëpusin Pleshtin nga katalanasit, por të presin që argjentinasi ta konsiderojë të mbyllur aventurën me blaugrana. Zëvendës/presidenti i Newell’s Old Boys, si bën të ditur Diario Olé, Cristian D’Amico ka folur për sulmuesin nga Rosario e të ardhmen e tij. “Nëse vendos të largohet nga Barcellona, do të luajë tek giocherà nel Newell’s. Nuk varet vetëm nga ne – ka shtuar më pas ai -. Mund të na ndihmojë edhe Federata (AFA), Tapia është miku i tij. Unë nuk e kam kontaktuar kurrë, mundohem mos ta shqetësoj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *