• |
ide | kryesore

Mjeku dhe infermierja celebrojnë dashurinë në spitalin ku punojnë

-Instant, Paparazzi, Slider



Një mjek dhe infermiere që u detyruan të anulojnë dasmën e tyre për shkak të pandemisë koronavirus, janë martuar në spitalin, ku të dy punojnë.

Jann Tipping, 34 vjeç dhe Annalan Navaratnam, 30 vjeç, nga Tulse Hill, në jug të Londrës, kishin planifikuar të martohen në gusht, por kishin frikë se familjet e tyre nuk do të mund të udhëtonin nga Irlanda Veriore dhe Sri Lanka për shkak të COVID-19.

Kështu çifti vendosi të shkëmbejë premtime sa më shpejt të jetë e mundur dhe vendi më i përshtatshëm për ta ishte spitali. Miqtë e tyre ishin të detyruar ta ndiqnin ceremoninë vetëm përmes ekranit.

“Datën e caktuam brenda dy javësh dhe nuk e kishim blerë veshjen tona, unazat dhe gjëra të tjera që na duheshin, kështu që ne nxituam që gjithçka të bëhej shpejt”, u shpreh infermierja e cila punonte në urgjencën e spitalit.

Mjeku Annalan shprehet se është i lumtur për këtë vendim dhe falenderon spitalin për mbështetjen që i ka dhënë



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *