• |
ide | kryesore

Ndërron jetë 8-vjeçari në Has, u rrëzua teksa luante me shokët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Sot një 8-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u lëndua gjatë lojës me bashkëmoshatarët e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Has.

I mituri me inicialet E.C., mësohet se është rrëzuar në vendin e quajtur “Fusha e Sportit” në qytetin e Krumës.


Ndonëse ai është dërguar në spitalin e Hasit, rrugës ka ndërruar jetë. Gjatë këqyrjes në trup, nuk janë konstatuar shenja. Tashmë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu