• |
ide | kryesore

Pas dy muajsh ‘pushim’ nga koronavirusi, rikthehen ‘ethet’ e vettingut më 3 qershor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit nis punën me 3 qershor në orën 2 pasdite. Seanca dëgjimore do të zhvillohet me gjyqtaren e apelit Tiranë Shpresa Beqaj.

Seanca do të zhvillohet te ish-Pallati i Kongreseve dhe trupa gjykuese do të Suela Zhegu, Roland Ilia, Lulzim Hamitaj.

Kështu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e nis punën pas më shumë se 2 muaj ndërprerje.

Seanca do të zhvillohen bazuar në protokollet e sigurisë.

Përpara se të hyjë në institucion çdo punonjësi dhe anëtari të Komisionit do ti matet së pari temperatura para se të futet në zyrë apo ambientet e KPK-s.

Po kështu stafit të KPK-s përfshi dhe komisionerëve u kërkohet të respektojnë distancimin shoqëror prej dy metra.



1 Comment

  1. Eshte Shpresa Becaj, Ajo per te cilen foli dikur Meta..ajo qe ishte vjehrra e atij qe falimentoi me skelat dhe nuk pagoi debitoret..ajo qe ka fituar leket e dynjase ne gjykate kushtetuse…ajo qe do beje pazarin e rradhes dhe do kaloje vetingun! Ajo..e ndershmja dhe asnjanesja..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *