• |
ide | kryesore

Premier League merr vendimin: klubet dakord për rinisjen në 17 qershor

-Instant, Sport



Premier League avancon me hapa të mëdha drejt rinisjes së kampionatit. Vetëm dje u arrit rikthimi i stërvitjeve të vërteta të skuadrave, me kontakte fizike të përfshira, ndërsa sot vjen vendimi i 20 klubeve mbi datën e përzgjedhur për të rinisur: sipas Telegraph në 17 qershor do të luhen rikuperimet Manchester City-Arsenal e Aston Villa-Sheffield United pastaj në fundjavën e 20-21 qershorit do të vazhdohet me javën e 30 të kampionatit.

Një zhvillim i rëndësishëm e që domosdoshmërisht do të bëjë të përshpejtohen përgatitjet e të gjithëve: trajnerëve e futbollistëve, duke qenë se mbeten “vetëm” tre javë për të gjetur formën fizike të duhur. Pasi dështoi data e 13-14 qershorit, përzgjedhja zbriti më poshtë me një javë për startin e ri, ndërsa në mes të javës do të zhvillohen dy ndeshjet që do ti barazojnë të gjitha skuadrat për numrin e ndeshjeve të luajtura. Fundi i sezonit është parashikuar brenda 2 gushtit, si e ka përcaktuar Uefa.

Vendimi që tani duhet të ratifikohet nga Federata angleze, që gjithësesi duket e orientuar të aprovojë të njëjtat data të zgjedhura nga Football League Championship. Pozitive përgjigja e lojtarëve për protokollin (edhe pse disa skuadra kanë deklaruar se do të rinisin me stërvitjet e skuadrave të rregullta, vetëm pas një tjetër vale tamponesh, për shkak të rasteve pozitive që po rezultojnë akoma), por ndoshta shembulli i Bundesligës i ka shtyrë përbërësit e futbollit anglez të riplanifikojnë futbollin e luajtur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *