• |
ide | kryesore

Rama kërcënon bizneset: Keni vetëm 1 javë kohë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar bizneset se kanë vetëm 1 javë kohë të bjnë aplikimin për pagën e luftës pasi kanë mbetur mbi 100 mijë persona që nuk e kanë marrë atë.

“Administrata Tatimore ka kryer të gjitha verifikimet për mijëra punonjës – më shumë sesa 109 mijë e 664 punonjësit e shpërblyer deri tani me Paketën e Zgjeruar – të cilëve u takon mbështetja e Qeverisë Shqiptare prej 40.000 lekësh!

Ata ende nuk e marrin dot këtë shpërblim, sepse ju nuk keni kryer detyrimin tuaj ligjor e moral për ta, duke mos aplikuar në faqen zyrtare të Tatimeve për shpërblimin e tyre! Kjo është e turpshme, përveçse e dënueshme me ligjin në fuqi.

Keni 1 javë kohë, deri në 5 qershor, të plotësoni online Formularin me të dhënat e individëve përfitues në sipërmarrjet tuaj, në të kundërt penalizimi për mosaplikim për cenimin e hapur të së drejtës së punonjësve tuaj, do të jetë i pashmangshëm!” – shkruan Rama i cili ka bërë edhe një mesazh për punonjësit.

“Keqardhje për këtë vonesë të krijuar nga punëdhënësit tuaj, e cila është toleruar deri këtu duke u shkruar e rishkruar atyre që ta përmbushin detyrimin, pa vepruar me gjobat përkatëse! Por kjo situatë do të marrë fund brenda datës 5 qershor dhe në rast se tatimpaguesi ku ju jeni/keni qënë të punësuar, nuk do të aplikojë brenda deri në 5 Qershor për ju, pagesa për ndihmën financiare do të kryhet menjëherë në llogarinë tuaj, në mënyrë automatike dhe punëdhënësi përkatës do të ndëshkohet!

Të gjithë juve që më keni shkruar për këtë hall me punëdhënësin tuaj apo jeni drejtuar me ankesat tuaja të drejta në administratën tatimore, ju lutem edhe pak ditë durim dhe besim të plotë që nuk do të jeni vetëm në këtë situatë absurde, ku ligji dhe Qeveria Juaj ju jep shpërblimin dhe Maliqi për të cilin punoni ju’a mohon” – shkruan Rama.



9 Comments

  1. E ka me te futur sigurisht. Pa le si i punon mendja shejtaneske. Pervece nje shejtan njeri i mallkum ky eshte gje tjeter. nje shejtan njeri.

  2. E thote sa per te kaluar radhen dhe shfajsuar veten se gjoja une i jap leket por s’duan fasonerite t’ja u shperndajne puntoreve te tyre. Ky eshte kokrra e mashtruesit

  3. Më ka dërguar doktori- foli si trim.

    -Po, si është puna?

    -Ju të gazetës- më tha- duhet të shkruani për mua, se kam qenë në burg. Jam nga Fushë- Kruja.

    Sapo kishte nisur botimin gazeta ‘Rilindja Demokratike’, më e kërkuara dhe më e lexuara në historinë e gazetave shqipe.

    -Mirë, po pse ke qenë në burg?, e pyes

    – Desha të vras Enver Hoxhën, prandaj…

    -Ta vrasësh?… Ma thuaj historinë, si ndodhi?

    -Kisha marrë vesh se Enveri do të kalonte me makinë mbi Urën e Zezës. Hyra poshtë urës dhe prita derisa të kalonte. Aty do ta vrisja.

    -Nga poshtë urës do ta vrisje tjetrin në makinën mbi urë? Si?

    – Me sëpatë!- tha ky që tashmë po bëhej pjesë e opozitës anti- komuniste.

    E pashë edhe një herë të mjerin dhe i thashë: ‘Mirë, mbylle derën dhe ik tani!’.Dhe nje here shpellkaret e astirit dhe teatrit po bejne gjithollogun idiot me patente I shperndan zyra e salihut

  4. Me mashtrues plere nuk ka. Po kush qenka ai punedhenes qe sdashka te perfitoje nga pakte ndihmes. Po ti si ke dhene leke dhe tashti do tua hedhesh fajin punedhenesve qe skane aplikuar ne kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *