• |
ide | kryesore

Rama tallet në interpelancën për Teatrin në Kuvend: Nuk kam më ç’të them

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ishte thirrur në një interpelancë në Kuvend nga Rudina Hajdari për çështjen e Teatrit. Rama nuk iu përgjigj asnjë nga pyetjeve konkrete për shkeljet e ligjeve në shembjen e ndërtesës, por citoi fjalët e disa artisëve që ishin shprehur në favor të idesë së tij. Rama tha se personalisht nuk ka më fjalë për Teatrin prandaj lexoi deklaratat e artistëve.

“I kam mbaruar fjalët për Teatrin. Këtu do shfrytëzoj 20 minutat për të lexuar fjalët e atyre që e kanë bërë Teatrin, e atyre që janë Teatri, e atyre që e nisën protestën për Teatrin. Kur e nisën protestën as ju, dhe as ata të tjerët që janë kthyer në bij të lënduar të Shekspirit e Molierit, nuk ishit aty por iu ishte thënë mos shfaqeni.

Aty kanë qenë anëtarët e familjes teatrore, dhe nuk ishin dy Budina, por Ndrenika me Derhemin. Po i përgjigjem dhe Hajdarit që është lënduar për Teatrin duke i përcjellë besnikërisht fjalët e protestuesve, dhe jo të aktorëve politikë” – tha Rama dhe më pas përsëroti deklaratat e Robert Ndrenikës, Bujar Asqeriut, Reshat Arbanës, Luftar Pajës, Altin Bashës, Enver Petrovcit, Artan Imamit, etj. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. I ka thene te gjitha ai shpellkari i pd per kauzat e lulzimes salihut likes,cfare te thote tjeter,mos u merzisni se 21 po vjen dhe merni hakun me keto zgjedhje

  2. Po ca do thuash me ti, vetem ta shpallesh rilindjen talebane te ka mbetur. Turpi eshte dhe per ato delet qe ke aty ne kuvend. Tani futi nje te prishur dhe kuvendit se eshte ndertese fashiste e vdekur dhe pa vlere, jepja fushes te beje 6 kulla aty.

  3. të gjithë e kujtojnë se si ish-kryeministri fuqiplotë, i merrte të “gjitha me rradhë”, emrat dhe mbiemrat e deputetëve të opozitës së asaj kohe, u bënte biografinë, u merrte erëzin, dhe askush nuk fliste, askush nuk pipëtinte, askush nuk e quante “diktator, manipulator, shtypës”, por të gjithë “luanët dhe lepujt” e tij e duartrokisnin. E një gjë të tillë, madje më të ekzaltuar e bënin edhe kur Doktori (kryeministët) shante me libër shtëpie, ndonjë deputet të ish-opozitës që kishte kurajon të denonconte me fakte shkelje ligjore, abuzime, korrupsionin, apo dhe afera të tjera. Padyshim që sot gjërat janë krejt ndryshe, padyshim që Rama kryeministër, nuk është si paraardhësi tij, pasi në krye të Kuvendit është dikush që i thotë kujdo në foltore, madje edhe shefit të qeverisë “koha mbaroi”. Padyshim Rama nuk është Berisha, pasi nuk merret me as me jetën private, as me familjen , dhe as me farefisin e deputetëve kundërshtarë, por thjesht u jep atyre përgjigjen e duhur. Padyshim që Rama sot, nuk është Berisha i djeshëm në Parlament, nuk mbjell gjuhën e urrejtjes, nuk nxit debate shterpë dhe dhunën mes deputetëve, nuk shpif dhe denoncon pa fakte,akoma me teatrin ju qe erdhet dje ne tirone,dhe donit token e xanun,ajo kohe mbaroje me salihun,behuni qytetare dhe jo te vazhdoni tju quajne shpellkare

  4. Më ka dërguar doktori- foli si trim.

    -Po, si është puna?

    -Ju të gazetës- më tha- duhet të shkruani për mua, se kam qenë në burg. Jam nga Fushë- Kruja.

    Sapo kishte nisur botimin gazeta ‘Rilindja Demokratike’, më e kërkuara dhe më e lexuara në historinë e gazetave shqipe.

    -Mirë, po pse ke qenë në burg?, e pyes

    – Desha të vras Enver Hoxhën, prandaj…

    -Ta vrasësh?… Ma thuaj historinë, si ndodhi?

    -Kisha marrë vesh se Enveri do të kalonte me makinë mbi Urën e Zezës. Hyra poshtë urës dhe prita derisa të kalonte. Aty do ta vrisja.

    -Nga poshtë urës do ta vrisje tjetrin në makinën mbi urë? Si?

    – Me sëpatë!- tha ky që tashmë po bëhej pjesë e opozitës anti- komuniste.

    E pashë edhe një herë të mjerin dhe i thashë: ‘Mirë, mbylle derën dhe ik tani!’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *