• |
ide | kryesore

Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin Saimir Tahiri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri në Gjykatën e Apelit. Mësohet se shkak për shtyrjen është bërë mos-njoftimi në mënyrën e duhur i Tahirit. Seanca e radhës pritet të zhvillohet në datën 11 qershor. Gjyqi për Tahirin është shtyrë edhe më herët për shkak të situatës me COVID 19.

Vitin e kaluar Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për “shpërdorim detyre”. Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Si përfundim të dyja palët, si Tahiri dhe Prokuroria nuk pranuan dënimin me 3.4 vite shërbim prove dhe e apeluan zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit që nga java tjetër do të fillojëme gjykimin e dosjes.
Prokuroria e akuzonte Tahirin se në kohën kur ishte ministër i brendshëm bashkë me ish- drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me grupin e Moisi Habilajt. 



4 Comments

  1. Lirojeni zarbon si keni lene te lire gjithe zarbot e tjere. Qe e kthyen kete vend ne fole krimi. Merni ato lek qe keni per te mar o byth shitur e boll na cate kokat se nuk ja u ka njeri borxh te degjoje qelbsinlluqet tuaja o injorant sufllaqexhinj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *