• |
ide | kryesore

Zbulohet dokumenti/ Veliaj i lutet Ramës: Më duhen 30 milionë euro për Teatrin e ri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Vetëm 4 ditë nga shembja e Teatrit Kombëtar dhe kur në vendngjarje nuk ishin hequr ende rrenojët e të vjetrit kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama ku i kërkon ndihmë financiare për të ndërtuar teatrin e ri.

Në letrën e publikuar nga ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku shihet qartë gjuha e përdorur nga Veliaj, aspak e pazakontë për një dokument zyrtar. Aty “i pari” i kryeqytetit flet me hamendësime se projekti i ri kushton “rreth 30 mln euro” pa vënë asnjë në dispozicion asnjë preventiv që ta justifikojë këtë shifër.


Veliaj thotë se bashkia ka hyrë në bisedime me Bankën Europiane të Investimeve për të mbështetur projektin me kredi ndaj kërkon ndihmën e qeverisë për të dalë garante. Ish-deputetja Tabaku thotë se Rama dhe Veliaj duhet të merren nën hetim pasi po marrin borxh në kurrizin e shqiptarëve për të mbuluar krimin e prishjes së teatrit.

“Nuk ka detyrim më të madh për qytetarët e Shqipërisë se sa të dërgojnë përpara përgjegjësisë penale kryehajdutin Rama që do të fusë një popull të tërë në borxhe vetëm për të ndërtuar një teatër me kulla. U bëjmë thirrje institucioneve financiare të refuzojnë unanimisht të bëhen pjesë e aferës kriminale.

Nuk ka asnjë borxh që shlyen vrasjen që iu bë kulturës, trashëgimisë dhe pasurisë publike të një kombi të tërë. Qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë nuk e duan këtë borxh. Ne nuk mund t’ua lëmë këtë turp si barrë fëmijëve tanë. Ne do ta luftojmë atë me çdo mjet ligjor dhe politik”- shkruan Tabaku. ©LAPSI.al

9 Comments

  1. Libri: “Kurbani”. Viktima: Erjon Veliaj ose lali Eri. Me sa duket ky do jete kapituli i ardhshem i librit famoz Kurbani

  2. Po po pret Tan Imami dhe Laert Vasili…. do te vene ne skenen e re fabulen “Bretkosa qe donte te behej sa nje ka”

  3. KY LAL DHJERI ESHTE NJE KELYSH I ZGJEBOSUR DHE NJE HAJDUT I PA NGOPUR DUKE VJEDHUR TE GJITHE PASURITE DHE TOKAT E TIRANES

  4. JU PUNONI VETEM PER TE VJEDHUR O KURVA.
    JU SJU RRUHET NESE KA NJEREZ TE GJALLE APO JO .
    JENI PROSTITUTA QE MBARSENI VETEM ME TE KEQEN .
    JENI DYSHJA ME E LIGE QE KA PARE KY VEND
    POR DUHET THENE SE KENI EDHE NJE KARABUSH PERBALLE
    BASHEN QE RRI E PRET ME LUGEN GATI .

  5. Do dalim te gjith me shit fiq. Kemi degju qe eshte biznes muti miljonsh.haha sa te piqen fiqt. duroni pak. ishalla ska i kap njeri biznesin e fikut.

  6. Te maresh borxh specifikisht ne kete kohe per te ndertuar teatrin e ri ( ekzistuesi ishte dhe mund te riparohej) nderkohe qe ke marre borxh per te ndertuar mijera apaetamente nga termeti si dhe ke pasojat e virusit Covid per te perballuar, eshte njesoj si: te maresh borxh te besh nderhyrje estetike (hunde,cica,bythe) nderkohe qe te eshte shembur shtepia e ti je dhe i papune per me teper.
    Ore se keta e dine dhe hierarkine e nevojave te Maslow-t, keta duan te plotesojne te pesten kur skane bere te paren.

  7. E kuptoni o njerez te dashur se cfare behet? Rreth 30mln €. Nderkohe kur behet fjale per tendera te vegjel shenohen edhe presjet dhjetore. Vazhdoni vidhni bravo ju qofte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu