• |
ide | kryesore

12 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në mbi 1 mijë numri i të infektuarve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë testuar gjithsej 311 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ku me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 12 raste.

Sipas institutit, rastet pozitive janë raste kontakti nga fshati Stanovc të komunës së Vushtrrisë, pesë raste në Gërnçar të komunës së Prizrenit, një me vendbanim në Mirushë, Malishevë.

“Sot më 29 maj 2020, janë shëruar 9 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 829 raste. Nga data 08 shkurt deri më 29 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 14.635 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.064 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, thuhet në komunikatë.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 29 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.950.089 raste të COVID-19 dhe 362.989 raste të vdekjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *