• |
ide | kryesore

Nuk rrëzuan Albinin, por përdhosën ndryshimin

-Instant, 2, Arkiva, Ide



Historia e bukur e protestave studentore të majit ’68 në Paris dhe në të gjithë Francën ka lënë trashëgim, mes shumë të tjerave, edhe një sllogan që është marrë dhe rimarrë disa herë më pas: “Election, piges à cons”. Kësaj parrulle, pra se zgjedhjet janë një kurth për budallenjtë, mbi të cilën kanë filozofuar nga Sartri e deri tek Alën Badiu, i kushtoi disa vite më pas një skeç të famshëm humoristi i ndjerë francez, Kolysh:  “Nëse votimet do të ndryshonin diçka, ato do të ishin të ndaluara prej kohësh”, thoshte ai.

Në mënyrë më banale dhe më vulgare, kjo fabul e parathënë që shekullin e shkuar, është përsëritur edhe në Kosovë. Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, i cili ka noterizuar zhbërjen e vullnetit  të 6 tetorit, është një provë më shumë se, sido që të votojë populli, në fund është një kastë ajo që vendos.

Është e kotë pas kësaj të kalamendesh, nëse gjykatësit kushtetues të Prishtinës kanë të drejtë apo jo kur thonë “njëzëri” se triumfi i një mocioni nuk çon automatikisht në zgjedhje, nëse ata janë në mirëbesim kur teorizojnë mbi afatet e fillimit dhe fundit të kohës së një mandatari, për të paraqitur një kabinet qeverisës.

Është gjithashtu e pafrytshme të fillosh e të qëmtosh se si përkonin deklaratat e kushtetueses me ato të presidentit dhe se si, në rrethana të tjera dikur, Gjykata kishte bërë interpretime të ndryshme.

Morali i kësaj fabule është i thjeshtë: një pakicë dominante nuk do ta lëshojë pushtetin, cilido që të jetë vullneti i shumicës së popullsisë për këtë.

Në këtë kuptim, çertifikimi që në prag mesnate iu bë në rrugë gjyqësore një grushti shteti të nisur më parë, nuk është një goditje as ndaj Vetvendosjes, as ndaj Albin Kurtit. Ai përbën mbi të gjitha një përdhosje të aspiratave të atyre që votuan në fillim të tetorit.

Ai është konfirmimi se një grusht ish komandantësh, që shpesh janë sjellë me këtë vend më keq se Arkani, vazhdojnë ta shohin atë si një tokë për të bërë plaçkë lufte.

Ai është konfirmimi se klani Pronto nuk ka ndërmend t’i lëshojë me asnjë çmim, postet nevralgjike dhe pasuruese të shtetit.

Ai është konfirmimi se kjo klikë mund të bëjë aleancë me çdo gangster ndërkombëtar, për të vazhduar të qëndrojë në pushtet.

Ai është konfirmimi se ata janë të gatshëm të falin territore, të pranojnë trajtim jo reciprok nga Serbia, vetëm që të vegjetojnë në kolltukët e tyre.

Ai është konfirmimi, se ata mund të dorëzojnë lehtësisht dinjitet, fytyrë, premtime para zgjedhësve, vetëm për të mos hequr dorë nga e drejta për të bërë tendera dhe ndarë përfitime.

Natyrisht edhe Albin Kurti edhe Vetëvendosja kishin mundësi dhe dinin t’i bënin këto. Por ata bënë një zgjedhje, nuk kërkuan një zgjidhje.

Edhe ata, mundeshin t’i firmosnin Rik Grenellit mbi një fletë të bardhë, që të bënte ç’të donte me dialogun dhe kufijtë e Kosovës. Por ata vendosën shtetin para pushtetit.

Edhe ata dinin të joshnin me favore, punësime familjarësh, para publike, ndonjërin nga ata deputetë që rrëzuan qeverinë vetëm pas 45 ditësh, por ndonëse kjo është një praktikë pothuajse e zakonshme në Ballkan, me kabinetin Kurti një gjë e tillë nuk ndodhi.

Edhe ata dinin të joshnin me njëmijë e një mënyra që të ofron pushteti, ndonjërin nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, por këta të fundit votuan “njëzëshëm” në favor të atyre që i kanë instaluar prej kohësh këto marrëdhënie klienteliste.

Pra, Albin Kurti nuk është se nuk e kishte para vetes opsionin për t’u servilosur ndërkombëtarisht, për të korruptuar lokalisht, në emër të mbajtjes me çdo kusht të pushtetit. Por mes saj dhe qëndrimit besnik ndaj mandatit që i kishin dhënë votuesit, ai respektoi virtytshëm të dytën.

Prandaj, të gjitha akuzat për mospasjen e përvojës, mungesën e elasticitetit, arrogancën dhe paaftësinë për të ndarë pushtet, si shkaqe që sollën rrëzimin e qeverisë, janë foshnjarake në argumentim dhe të sforcuara në logjikë.

Albinin dhe ata që e ndoqën në aventurën e pafat të një transformimi radikal, i përmbysën vetëm për një shkak: se ata këmbëngulën deri në fund për t’i qëndruar besnikë vullnetit të zgjedhësve, që binte katërcipërisht ndesh me interesat e kastës në Prishtinë.

Në këtë kuptim, ata që e kryen këtë puç, nuk i kanë borxh as Albin Kurtit dhe as Vetëvendosjes, ata ia kanë atë popullit të tyre.

Tani raporti nuk është më mes atyre që ranë dhe atyre që po ringrihen, por mes qytetarëve të nëpërkëmbur, të indinjuar, të revoltuar, të cilëve u lind e drejta që të bëjnë gjithçka për të rikthyer në vend dinjitetin e tyre. Tani radhën e kanë ata. Për të treguar se nuk janë një kope delesh që i shpien më kot para kutive të votimit. Për të dëshmuar se ka një pjesë të shoqërisë kosovare, që zgjedhjet nuk i sheh si kurth për budallenjtë.

©Lapsi.al



18 Comments

  1. kermat rrenegate shqiptare sebashku me rrugacet amerikane duan ta cojne deri ne fund shkaterrimin e shteteve shqiptare ne gjithe territoret e tyre.shiko perfaqesimet e tyre ne selite e mafjas se ambasadave me fytyre qenesh,krenare pederast ,lenka cuko latine e prostituta aziatike.

  2. Mjerisht, jemi mesuar aq shume me te keqen e politkuceve, nga te dy anet e kufirit, saqe do na dukej çudi sikur gjykata te merte nje vendim ne favor te zgjedhesve! Jane tradhetia e kombit te dy halet e majte e e djathe! Do te thoja se nuk ka te djathte e te majte: por ka vetem, vetem hajdute, qen e bir qeni kurve!

  3. Gjykata kushtetuese e Kosoves na ka bere nje nder te madhe. Ajo me pisllekun e vet po provokon keqa shqiptaret, o sot o kurre populli duhet te tregoje ne eshte mut apo shqiponje!

  4. Nuk u rrezua Albini e as ndryshimi nuk u perdhos , thjesht u vra shpresa e demokracia . Kasta e maskarenjeve fitoi perseri dhe demokracia kaloi ne koma klinike . Nuk mendoja qe edhe Kosova do kthehej si Shqiperia por edhe atje e ligesia e pakices triumfoi mbi miresine e shumices . Nje komb mund te pranoje perbuzjen , mund te pranoj edhe pushtimin nga pafuqia por nese pranon poshtrimin dhe nenshtrimin e tij atehere shpirti i ketij kombi ka vdekur . Nje komb qe nuk dine se ç’eshte liria nuk e meriton ate . Kjo eshte aksiome .
    Me vjen keq , por ky eshte realiteti i ketij kombi .

  5. Ando mjaft heroizove me zorr dhe mjaft grorifikove te zakonshmen. Se keshtu e kane gjithnje fillimin qeverite autoritare, me aprovimin e mediave dhe cdo njeriu me pene.
    Realiteti eshte me i thjeshte sesa delirimi jot. Albini u tregua idhnak, i ngushte, i paduruar dhe arrogant aq pak kohe se u provua. Jo cdo gje qe faji i tij por ne momentet decizive, atehere kur duhet te tregosh bole ne politike ai u tregua intransigjent e i paafte te bej llogarite sakta. Jo cdo beteje fitohet me ballin lart, duhet te dish te fitosh dhe skutave. Te jesh politikan i ekuilibruar e pragmatist. Me kete nuk dua te them te shesesh idealin teresisht, por edhe te besh ndonje leshim momental per qellimin final se ko cdo gje arrihet brenda muajit. Ketu deshtoi albini, u tregua pafillo dhe me shume vetebesim kokorroc te vetja. Pelqimi vetes te merr edhe ne qafe sic e morri.

  6. Dyshohet se këto para janë marrë nga azerët si garanci nga Taçi, për privatizmin e Albpetrol, dhe më pas nuk janë kthyer më.

    Madje, për këtë aferë ka raportime se u vra edhe Artan Santo, pasi kishte dalë garant për këto para, që më pas nuk i kthente dot.

    Taçi u bë i njohur në kohën e qeverisjes së Berishës, pas nëpërmjet lidhjeve me familjen Berisha, arriti të bëhej një biznesmen i fuqishëm, aq sa organizonte edhe ndeshje me Milanin dhe Real Madrid, duke paguar miliona euro.

    Por, pas largimit të Berishës për të nisën problemet dhe tashmë është shpallur në kërkim.
    Jo andi kur flet drejtesia ju duhet te mos flisni,se ja kur ju flisni tufa amorfe e komentuesave behen te ndjeshem dhe shfaqin te qenurit gjithollog funksional

  7. Nese “komandantet”,nje pjese e te cileve I dergonin Arkanit dhurata. me vlere qindra mije marka kur beri dasem e u martu me Cecen,nuk duan te shkulen prej karrigeve te pushtetit,eshte me “fair” te legalizohen si te tille! Pra,te kerkojne,ndoshta,me referendum,qe te kete nje “Dhome te Lordeve”,si ne Mbreterine e Bashkuar(UK).
    Mund t’ja kerkojne edhe gjykates kushtetuese….
    Ne te kundert,nese kushteruta e Kosoves nuk e ka kete opsion dhe Republika e Kosoves eshte republike parlamentare,athere “lordet e luftes” t’i bajne rraqet e te shkojne neper sarajet e tyne! Te merren me kujtimet e koheve te shkuara e te mos I behen barre ne shpine nje populli te lodhun e te sakatuem! Boll asht boll!!!!…..

  8. Dyshohet se këto para janë marrë nga azerët si garanci nga Taçi, për privatizmin e Albpetrol, dhe më pas nuk janë kthyer më.

    Madje, për këtë aferë ka raportime se u vra edhe Artan Santo, pasi kishte dalë garant për këto para, që më pas nuk i kthente dot.

    Taçi u bë i njohur në kohën e qeverisjes së Berishës, pas nëpërmjet lidhjeve me familjen Berisha, arriti të bëhej një biznesmen i fuqishëm, aq sa organizonte edhe ndeshje me Milanin dhe Real Madrid, duke paguar miliona euro.

    Por, pas largimit të Berishës për të nisën problemet dhe tashmë është shpallur në kërkim.
    Ne cilin vend te botes qeverine e ben pakica a mund te na i thuash o andi bushati kudo eshte maxhoranca parlamentare ojo qe qeveris,ky eshte njishi i demokracise

  9. Bushati me mire bene te drejtoi ndonje pune aty ne Shqiperi , se ne Kosove ka mjaft njerez te ditur, nuk kan nevoj per keshilla e ide , dhe ne fund Bushati pak e njeh Kosoven.

  10. Duket kjartë se këtë gjoja “koment” që e ke postuar tre herë këtu , e ke shkëputur si fragment nga ndonjë palo “anal-ist” i llojit Mero Gëlbaza.
    Kjo gjë lidhur me të drejtën e autorit, quhet plagjiaturë, ose më shqeto, vjedhje e “mallit” të tjetrit.
    Po shoh këto kohët e fundit që pothuajse pas çdo shkrimi të portalit Lapsi, gjenë të tilla “komente” të vjedhura që përsëriten disa herë.
    Veç hajdutllëkut flagrant, kjo është forma më primitive e më idiote e propogandës zhurmuese,
    Dëgjova Ramën që në interpelancën në parlament ku i kërkohej llogari për shkatërimin e Teatrit kombëtar, të justifikonte veprimin e tij barbar, me thëniet e disa aktorëve se ata kanë kërkuar gjithmonë ndërtimin e një teatri të ri .
    Asnjë aktor e asnjë intelektual që ka luftuar për mbrojtjen e godinës historike të Teatrit kombëtar, nuk e kemi dëgjuar të thotë se Shqipëria nuk ka nevojë që të ketë një Teatër të ri apo objekte të reja kulturore e artistike, e këtë të vërtetë ja përplasi edhe deputetja Hajdari, ndonëse me një gjuhë të varfër stilistike.
    Të gjithë gënjeshtarët e kanë si stil komunikimi, përsëritjen me dhjetra herë të një gënjeshtre, duke menduar se një gënjeshtër që thuhet qindra herë, do të zërë vend tek mëndjet e disa kokave primitive.
    Për të shtuar numurin e “aktorëve” që kanë mbështetur idenë e shkatërimit të godinës se Teatrit Kombëtar, abuzoi me disa thënje emocionale aktorësh që e kanë ngritur zërin për resaturimin e Teatrit e ndërmjet tyre futi edhe emra “artistësh” mediokër si greko-shqiptari Laert Vasili që mburret si patrioti më i madh shqiptar e në të njejtën kohë edhe se e ka për nder që ndjek ideollogjinë komuniste të prindërve të tij, “artistin e popullit” Luftar Paja një aktor diletant estradash të kohës së diktaturës që doli nga “kllasa puntore” e një farë aktori Artan Imami që nuk ja kisha dëgjuar ndonjëherë emrin e që na doli se veç si aktor, na qenka edhe biznesmen ndërtimi

  11. Lulzim Basha për fat të keq është kryetari që nuk di të ndërtojë kauza. Pafuqia dhe padija e tij për të bërë opozitë është një dëm për demokracinë, por jo vetëm kaq.

    Ai gjatë gjithë periudhës si shef opozite, në rastin më të mirë ka vjedhur kauza e në rastin me të keq, ka shfrytëzuar fatkeqësitë natyrore apo pandemitë për të bërë politikë. Rasti më i freskët pas dy tërmeteve, është ky i pandemisë së COVID-19.

    Lulzim Basha në thyerje të çdo protokolli, vazhdoi takimet pa masa mbrojtëse dhe pa ruajtur distancën në një hotel në Durrës. Më pas vazhdoi me takime të tjera kundër çdo protokolli të OBSH, duke rr ezikuar komunitetin dhe veten, duke i vënë vulën me teatrin ku veçse bëri teatrin e tij politik.

    Kjo sjellje e një shefi opozite që rrezikon jetën e qytetarëve të tij, është praktikisht vizioni i tij nëse do ishte një ditë kryeministër. Imagjinoni një kryeministër të tillë që shpërfill çdo masë, çfarë pasojash do sillte për qytetarët, për sistemin shëndetësor e larg qoftë për numrin e viktimave.O byroist i pd nuk komentohet sikur je ka celula e lagjes 1 ne mamurras,fushate nuk ka filluar o loqja e majte e salihut

  12. Andi Bythëshati…
    Pse Albinçka me 26% të votave përfaqëson shumicën e elektoratit kosovar!???
    Komunisti Kurti sigurisht është dobësia jote…por kaq e pat pordhëteka e tij…
    Gjithë pushteti sovjetëve….siç thoshte ngahera gjyshi yt….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *