• |
ide | kryesore

Dasara Karaiskaj flet për debatin me Noziyn (VIDEO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Dasara Karaiskaj në një intervistë për emisionin “Mes Yjesh” ka folur për debatin me Noizyn.Ajo është shprehur se në fakt është viktimizuar dhe kanë qenë njerëzit ata për të cilën ndjenin keqardhje. Por ky debat nisi kur Dasara gjatë intervistës për “Couleur 3” (radio zviceriane) u shpreh se nuk i pëlqente muzika e Noizy-t dhe se ky i fundit së bashku me Mozzik duhen hedhur në plehra. Sigurisht që nuk mungoi edhe një reagim nga vetë reperi, i cili e ofendoi në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe e quajti gazetaren “dhëmbëkalbur”.

“Unë nuk i kam pasur të prishur dhëmbët në atë kohë. Unë besoj që dhe ai vetë e kuptoi që zbriti shumë poshtë në nivel, në mënyrën se si më komentoi. Unë fola për muzikën që në fund të fundit kam të drejtën time të mos më pëlqejë. Nuk u mora as me buzët e trasha, as me dhëmbët… Sepse gomari nuk çalon nga dhëmbët përgjithësisht dhe as nga veshët! Në atë kohë unë kisha bërë transplant dhëmbësh. Filloi një lum mesazhesh, u ndjeva e viktimizuar sepse u vinte keq njerëzve për mua, dhe ndërkohë s’po kuptoja, pastaj shkova dhe e pash sepse më kishte bërë tag, por e fshiu shumë shpejt”, u shpreh Dasara.

https://www.youtube.com/watch?v=-g47xKn_UlQ&feature=emb_title



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *