• |
ide | kryesore

Dhjetë mijë tifozë të Aarhus në stadium… nga divani i shtëpisë, falë aplikacionit

-Instant, F1, Sport



Skuadra daneze AGF Aarhus është skuadra e parë europiane që kthehet në fushë pas izolimit përpara tifozëve të tyre. Jo në stadium në fakt, por nëpërmjet Zoom. Ashtu si kishte bërë të ditur disa javë më parë, shoqëria ka vendosur ekrane të shumtë gjigantë përreth fushës, duke i lejuar tifozëve “virtualë” të ndjekin ndeshjen nga shtëpia e lojtarëve të mund të shihnin tifozët e tyre gjatë ndeshjes.

Biletat ishin falas me 22 sektorë të ndryshëm për të zgjedhur, duke I dhënë mundësinë të gjithë të apasionuarve, tifozë vendas, miq e neautralë, të bënin tifozllëk së bashku. Në total 10mijë persona, sa vendet dixhitale të mundshme, kanë sistuar sfidën kundër Randers të përfunduar 1-1.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *