• |
ide | kryesore

Drafti i Venecias, reagon Meta: U konfirmua zbatimi i Kushtetutës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas publikimit të draft-opinionit të Komisionit të Venecias ka reaguar Presidenti meta që thotë se ai rikonfirmoi se kreu i shtetit ka zbatuar kushtetutën.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, siç rikonfirmoi qartë sot, ka zbatuar vetëm Kushtetutën që ka shkruar “Venecia” me dorën e saj për Gjykatën Kushtetuese në vitin 2016.

Institucioni i Presidentit as nuk rrjedh raporte konfidenciale dhe as i komenton ato. Institucioni i Presidentit komentet finale për “Venecian” do t’i bëjë publike përpara Opinionit Final në mënyrën më transparente.

I ftojmë dhe aktorët e tjerë t’i bëjnë publike arsyetimet e tyre të mjera dhe politike. Për presidentin meta, kushtetuta është e paprekshme dhe ligji më i lartë në republikën e Shqipërisë” – thuhet në reagimin e zëdhënësit Tedi Blushi. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Dyshohet se këto para janë marrë nga azerët si garanci nga Taçi, për privatizmin e Albpetrol, dhe më pas nuk janë kthyer më.

    Madje, për këtë aferë ka raportime se u vra edhe Artan Santo, pasi kishte dalë garant për këto para, që më pas nuk i kthente dot.

    Taçi u bë i njohur në kohën e qeverisjes së Berishës, pas nëpërmjet lidhjeve me familjen Berisha, arriti të bëhej një biznesmen i fuqishëm, aq sa organizonte edhe ndeshje me Milanin dhe Real Madrid, duke paguar miliona euro.

    Por, pas largimit të Berishës për të nisën problemet dhe tashmë është shpallur në kërkim.

    1. Ky kokrra e budallait ketu lart do te jete patjeter polic i Veliut. Pasi ben qenin roje paradite ben zagarin lehes mbasdite.

      1. Nuk është punë budallallëku o Berati. por është punë parashë.
        Qarkullon në publik lajmi se Lal Plehu, një nga kampionët më të shquar të propogandave mashtruese qeveritare, ka punësuar në bashki një ekip prej nja 20 copë Lorenc Vangjelësh që si detyrë kanë vetëm të përpilojnë kësisoj traktesh me gënjeshtra, për ti nisur nëpër media si medemek “komente qytetarësh”,
        Në zyrën e këtij ekipi , mesa duket vijnë çdo ditë freshistë e kanabistë që kundrejtë një pagese, postojnë këto paçavure të parafabrikuara gënjeshtrash në mediat on linë si komente të tyre.
        Ky soj “komentuesish” as e marin mundimin të lexojnë se çfarë përmbajtje ka teksti që kanë blerë.
        Kjo duket kjartazi se shpesh po shohim se ndonjë koment të nisur për ndonjë shkrim që flet për presidentin Trump, apo presidentin Macron, këta vjedhës gjysëm analfabetë, e nisin edhe për ndonjë temë që nuk ka fare lidhje me shkrimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *