• |
ide | kryesore

Goditje për Ramën, Venecia i jep të drejtë Metës për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese (Drafti)

-Instant, Lajme, Të fundit



Sot Komisioni i Venecias ka dërguar versionin final të opinionit që pritet të miratohet në Qershor, lidhur me debatin midis Presidentit dhe mazhorancës për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Edhe pse krahasuar me draft opinionin e muajt Mars, duket që mazhoranca ka ndërhyrë dhe ka arritur ta zbus qëndrimin e Komisionit të Venecias, përsëri konkluzioni mbetet i njëjtë: Presidenti i Republikës kishte të drejtë.

Zyrtarisht Komisioni i Venecias konfirmon se Presidenti, me aktin e tij të 5 nëntorit 2019, kishte pezulluar procedurën e emërimit para skadimit të afatit 30 ditor të përcaktuar me ligj. Pavarësisht se një pezullim i tillë nuk parashikohet me ligj, ai ishte një reagim ndaj një situate të pasigurisë juridike, e cila nuk mund të zgjidhej në mungesë të Gjykatës Kushtetuese.

Pezullimi tregoi se Presidenti ende dëshironte të ushtronte kompetencën e tij të emërimit, që ai gëzon në bazë të Kushtetutës, dhe këtë e vërtetoi me emërimin e një kandidati menjëherë pas zgjedhjes së kandidatit të Kuvendit.

Nën këto rrethanat, logjika juridike e dispozitës përkatëse nuk u zbatua dhe duket se është e arsyeshme të pranohet emërimi me vonesë i një kandidati të dytë nga Presidenti. Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti nuk pranoi të betohej gjyqtari që pretendohej se ishte paracaktuar nga aplikimi i mekanizimit zhbllokues.

Ndryshe nga sa pretendonte Partia Socialiste, në raportin me 22 faqe, të cilën Mapo e ka analizuar, nuk evidentohet asnjë shkelje e Kushtetutës dhe ligjit, nga ana e Presidentit të Republikës Ilir Meta. Përkundrazi, Komisioni i Venecias i ka dhënë të drejtë Presidentit edhe për kthimin që i bëri ligjit për procedurën e re të betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke rikonfirmuar se ndryshimet e Partisë Socialiste bien ndesh me Kushtetutën. Kujtojmë këtu që ai projektligj u rikthye për shqyrtim nga Presidenti në Kuvend, gjatë mitingut të datës 2 Mars./Mapo.al



7 Comments

  1. Dyshohet se këto para janë marrë nga azerët si garanci nga Taçi, për privatizmin e Albpetrol, dhe më pas nuk janë kthyer më.

    Madje, për këtë aferë ka raportime se u vra edhe Artan Santo, pasi kishte dalë garant për këto para, që më pas nuk i kthente dot.

    Taçi u bë i njohur në kohën e qeverisjes së Berishës, pas nëpërmjet lidhjeve me familjen Berisha, arriti të bëhej një biznesmen i fuqishëm, aq sa organizonte edhe ndeshje me Milanin dhe Real Madrid, duke paguar miliona euro.

    Por, pas largimit të Berishës për të nisën problemet dhe tashmë është shpallur në kërkim.

    1. Dmth Santo vritet ne kohen e Rames ne mes te dites ne mes te Tiranes dhe FAJIN E KA PRAPE BERISHA!

      Mos je i biri i Ardi Veliut ti qe shkruan pa emra? Apo thjesht nje bastard me shume i Kristaqit, i cili i linte pa emra disa nga bastardet e tij…

  2. Ju qe beni komente bashke me lalajn sot sipas urdherit te salihut te Qini fort vajzat motrat mamate per te shtuar rracen tuaj cecen e shpellkar,mbas qirjes supa me lakuriq eshte gati per ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *