• |
ide | kryesore

Këshilli Politik/ Asnjë konsensus për teknologjinë dhe depolitizimin e administratës zgjedhore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Teknologjia në zgjedhje dhe depolitizimi i administratës zgjedhore janë dy pikat e rendit të sotëm në diskutimet e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Gazetari Ergys Gjençaj thotë se teknologjia në zgjedhje u diskutua edhe dje por palët nuk ranë dakord pasi opozita do menjëherë aplikim të saj, kurse Gjiknuri referuar një rekomandimi të ODIHR kërkon implementim shkallë shkallë edhe pse ishte dakord.

Edhe sot pas dy orësh diskutime nuk ka një konsesus real për këto dy pika ndërkohë mësohet se çështja e sistemit zgjedhor edhe sot nuk do jetë në rendin e ditës.

Nga ana tjetër, pikë rendi do jetë dhe depolitizimi i administratës zgjedhore për të cilën palët kanë pasur shumë kundërshtime. Gjiknuri thotë se administrate zgjedhore duhet të jetë e depolitizuar totalisht, kurse Bylykbashi me Vasilin propozojnë një skemë tjetër, një 7 administartorë, 3 për secilën parti, dhe 1 i paanshëm dhe i pandikuar i zgjedhur nga KQZ.



4 Comments

  1. Ore un nuk po kuptoj. Cfar te reje po na siell kjo reform. Te gjitha qe u kerkuan ne fillim, asgje nuk po kerkojn ne fund.
    Kjo pseudo reform po behet qe te gjejn sebepin qe te bejn sikur te zihen. Dhe cdo gje nga fillimi, prap nuk ka negociata nuk ka BE. Dhe keta MJESHTRAT tane prap rehat e asnje gjembe ne kembe.

  2. Komisionet zgjedhore te depolitizuara. A ka njerez te depolitizuar ne Shqiperi? I vetmi depolitizim do ishte teknollogjia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *