• |
ide | kryesore

Klohe K tregon për ndryshimet në fytyrë (Foto)

-Instant, Paparazzi, Slider



Njerëzit në rrjete sociale kanë diçka me fotot e Khloe-s. Ajo duket një mrekulli, por s’ngjan shumë me Khloe-n që kemi parë të gjithë. Të shumtë ishin ata që pyesnin se kush ishte vajza në foto, të tjerët panë se kishte diçka që nuk shkonte në qafën e saj dhe një pjesë tjetër, se fshehu xhelozinë kundrejt aftësive të papara që motrat Kardashian-Jenner kanë me photoshop-in.

Gjithsesi, Khloe nuk ktheu asnjë përgjigje dhe vazhdoi e qetë jetën e saj deri para pak orësh. Një tjetër postim, shkaktoi të njëjtat reagime nga njerëzit.

“Pse dukesh kaq ndryshe në të gjitha fotot?”- e pyet dikush dhe meqë ai koment mori mbi 500 aprovime=like, Khloe u detyrua të përgjigjej. “Për shkak të transplanteve të përjavshme të fytyrës!”- tha ajo. Disa e përgëzuan për përgjigjen e zgjuar, të tjerë presin ende një përgjigje pa doza ironie. Khloe duket se u lodh dhe tha përgjgjen që njerëzit prisnin. Pra, duket ndryshe sepse bën transplante fytyre çdo javë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *