• |
ide | kryesore

Ardi Veliu si polic i diktaturës

-Instant, Arkiva, Blog
ferdinand-dervishi.jpg

Nga Ferdinand Dervishi

Sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, edhe pse me një fjalor që dëshmonte njohuri të vakëta të shqipes, njoftoi qytetarët shqiptarë se kishin marrë disa masa ndaj ngjarjes së turpshme të rrahjes publike nga policia të një të riu 15-vjeçar.


Porse në vazhdim, numri 1 i Policisë Shqiptare, publikoi një video që sipas tij rrëfente se ky fëmijë i rrahur brutalisht nga policia vinte nga një familje jo normale. Në pamje, sipas Veliut, shfaqej nëna e 15-vjeçarit me një pistoletë në duar duke bërë shaka me një femër tjetër, me sa dukej e njohura e saj.

Nuk dihet nëse e gjitha kjo ka qenë një shfaqje e gjykuar dhe realizuar nga vetë Ard Veliu, porse nisur nga unë vetë, shija që u mbeti shqiptarëve, sidomos atyre që kanë njohur në lëkurën e tyre sistemin e kaluar politik, ka qenë tmerrësisht e hidhur. Pasi vetëm gjatë sistemit komunist njerëzit përbuzeshin, degjeneroheshin nga Sigurimi i Shtetit deri edhe ndëshkoheshin, vetëm sepse vinin nga familje “jo të rregullta” apo “kundërshtare” të regjimit.

Pra, në një mendësi të ngjashme me atë të Ard Veliut, 15-vjeçari e kishte hak drurin se vinte nga një familje jo e shëndoshë, ose e kishte hak drurin sepse nuk kishte nënën në rregull.

Zot na ruajt me të drejtat e ngatërruara të shqiptarëve në kokën e thatë të kryepolicit shqiptar!

Më poshtë po sjell një shembull, kur edhe vetë diktatori Enver Hoxha është treguar më i butë dhe me njerëzor se “polici që duam” i rreth 40 viteve më pas.

ENVER HOXHA: Po, edhe unë ia thashë që dhe ai është anëtar partie. More shoku Mehmet, vazhdova unë, kur kishte vdekur Medar Shtylla, gruaja e tij, italiania Marie Shtylla, erdhi më kërkoi mua mendimin për fejesën e vajzës së saj, se ajo dashuronte një djalë të mirë, profesor fizkulture dhe i sjellshëm, por që kish pasur një gjysh deputet në kohën e Zogut. Ajo, megjithëse pa parti, si grua shumë e mirë, meqenëse djali kishte këtë anë negative në biografinë e tij, qe lëkundur, edhe për arsye se gjithë rrethi i Shtyllajve, duke filluar që nga Behari e gjithë mëhalla, po i flisnin keq për këtë fejesë të vajzës. Unë do ta zboj atë djalë nga shtëpia, më tha ajo e shqetësuar, pastaj vazhdoi. Unë mendoj me kokën e Medarit me kokën e Partisë dhe tani pyes veten: Po të ishte Medari, çfarë do të bënte në këtë rast? Jam e bindur se ai do t’i thoshte vajzës, ose ta linte këtë djalë, ose të largohej nga ne. Unë e këshillova Marie Shtyllën që vajza e saj të fejohej me këtë djalë, se përveç gjyshit, asgjë tjetër negative nuk kishte në rrethin e tij familjar. Pas kësaj, të dy këta të rinj u bashkuan në martesë.

RAMIZ ALIA: Pastaj ai vetë është djalë i mirë.

ENVER HOXHA: Djalë i mirë e me të gjitha cilësitë.

(Pjesa e shkëputur nga biseda e datës 12.09.1981  mes Enver Hoxhës dhe sekretarëve të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, Ramiz Alia dhe Hekuran Isai)./abcnews.al

6 Comments

  1. nje shembull tjeter eshte dhe historia e djaloshit liceist qe beri gabimin fatal duke u dashuruar me vajzen e ismail kadares. Djaloshi kishte prindrit e ndare e jetonte me nenen e tij.Kjo grua nuk ishte me moral te larte komunist si familja e kadarese dhe per kete shoku ismail vuri ne levizje gjith sigurimin e shtetit per ta denigruar e interrnuar djaloshin bashke me te emen. qe mos te zgjatem shum per shkak te se emes ja prishen jeten Djaloshit. Jeton akoma kjo moster qe pretendon dhe NOBELIN.

    1. Krahasimi nuk më duket i gjetur e është krejtë i ndryshëm.
      Kadareja nuk ishte as drejtor i përgjithshëm i policisë e as shef sigurimi, por përkundrazi ishte i ndjekur nga sigurimi e ndërkaq është idiotësi të kragasosh shkrimtarin e madh të përmasave botërore.
      Veç kësaj, nëna e djalit rrugaç që përmend për këtë histori të vjetër, u përdor nga sigurimi për të përfolur Kadarenë.
      Duhet të veçojmë shkrimtarin e madh që ka dhënë kontribute të shquara për kombin shqiptar, me njeriun prind që nga dashuria për fëminë edhe mund të gabojë.
      E kush është ai prind që nuk gabon në mbrojtje të fëmisë ?
      Nga ana tjetër e shoh shumë idiote të bësh krahasim midis Kadaresë e këtij kryepolicit injorant që edhe në gënjeshtrën që pati sajuar, e tregoi veten se nuk dinte të lidhte dy fjalë.

      1. hahaha, ku e di ti qe ishte i ndjekur nga sigurimi, apo ke punuar vet aty? (nuk besoj te kesh punu)
        Ne rastin me te mir Kadareja ishte dhe eshte, sherbetore i komunizmit.
        Me njeri negativ e te lig se Kadareaja, nuk besoj te kete pas Shqiperia, te pakten nga soji i intelektualeve.

  2. E gjithe shoqeria shqiptare duhet te reagoje!!! Alarm severity -High!!!!
    Fantazma e sigurimsit famekeq ka hyre ne cdo shtepi shqiptare!!!!
    COHUNI SHQIPTARE !!!!!

  3. Ky Ferdinanti,vetem perralla na tregon,vazhdimisht,bile,edhe ato i zgjedh,per te mos thene asgje.Si gazetar qe e quan vehten,si nuk jep nje propozim,se si duhet vepruar me kete kryepolic.Njelloj,si kur trajtojne edhe probleme politike,nuk japin asnje mendim te tyrin,meqe po e marrin ne analize.Jane gazetare-analista,apo gazetare tereni,qe vetem informojne lexuesit,per c’ka shikojne ne teren?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu