• |
ide | kryesore

Plas arma në Peqin, një i plagosur rëndë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Plagosje me armë zjarri në Peqin. Mediat raportojnë se i plagosur ka mbetur Besmir Hakballa, i cili ka marrë plumb në këmbë. Kanë qenë qytetarët që kanë njoftuar ambulancën për t’i ardhur në ndihmë të plagosurit.

I plagosuri është qëlluar në këmbë dhe është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë pasi gjendja e tij është kritike. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. 

Forca të shumta të Komisariatit të Policisë Peqin dhe të DVP Elbasan po krehin zonën për kapjen e autorit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *