• |
ide | kryesore

Letra/ 20 deputetë të Parlamentit Europian dënojnë shembjen e Teatrit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

20 deputetë të Parlamentit Evropian dënojnë shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, si një vlerë e rëndësishme historike dhe kulturore e Shqipërisë, pjesë e trashëgimisë kulturore evropiane. Ata i kërkojnë Komisionit Evropian të shprehë një qëndrim të qartë mbi këtë çështje, duke dënuar shkatërrimin e këtij siti kulturor dhe për vëmendje të shtuar ndaj trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

Tekstin e plotë të letrës në gjuhën shqipe, e gjeni më poshtë:


Në vëmendje të:
Joseph Borrell Fontelles, Përfaqësues i Lartë dhe Zëvëndës President i Komisionit,
Margaritis Schinas, Zëvëndës Presidente e Komisionit, përgjegjëse për “Promovimin e mënyrës evropiane të jetës”
Mariya Gabriel, Komisionere për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Edukimin dhe të Rinjtë
Oliver Varhelyi, Komisioner për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit

Bruksel, E enjte, 28 Maj 2020

Z. Përfaqësues i Lartë,
Z, Zëvëndës-President
Zonja dhe Zotërinj Komisionerë,

Në datën 17 Maj, në Shqipëri, një sulm i rëndë u krye ndaj kulturës, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Në kontekstin e vecantë të pandëmisë COVID-19 dhe pasi izolimit po i vinte fundi, autoritetet bashkiake të Tiranës morën një vendim brutal për shkatërruar, në orët e para të mëngjesit, Teatrin Kombëtar të Tiranës, deri atëherë e zënë nga shumë artistë, intelektualë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë qenë duke luftuar për mbrojtjen e saj për shumë vite, disa prej të cilëve u arrestuan.

Edhe pse ky teatër, ndërtuar 80 vite më parë, kishte nevojë për t’u restauruar, ishte pjesë e trashëgimisë të Shqipërisë. Dëshmitar i historisë së Shqipërisë, plagëve të saj. I ndërtuar gjatë pushtimit italian, ai shndërruar në vitet e fundit të historisë së vendit si një parajsë e lirisë së shprehjes dhe jetës kulturore.

Duhet të kujtojmë që ishte njohur si një nga “7 sitet më të rrezikuara në Evropë” nga Organizata Joqeveritare e Trashëgimisë Europa Nostra, gjatë këtij viti më 24 Mars.

Autoritetet shqiptare argumentuan se Teatri do të rindërtohej si pjesë e projekti të ri urban, pa marrë në konsideratë vlerat e tij historike dhe kulturore, dhe mbi të gjitha pa asnjë dialog me popullsinë, grupet e interesuara të trashëgimisë dhe botën e kulturës. Dialog, i cili u kërkuar nga Komisionerja Gabriel disa ditë përpara shembjes.

Vlerat evropiane duhet të mbrohen dhe shpërndahen në të gjitha kontinentin. Prandaj, ne bëjmë thirrje për një vëmendje të shtuar ndaj trajtimit të trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

Ne, si Anëtar të Parlamentin Evropian, iu kërkojmë të shprehni një pozicion të qartë të Bashkimit Evropian mbi këtë cështje, fillimisht duke dënuar shkatërrimin e këtij siti kulturor, dhe në marrëdhëniet me shtetet tona fqinje, të promovoni një politikë që respekton trashëgiminë.

Në pritje të përgjigjes tuaj, ju lutem pranoni, Z. Përfaqësues i Lartë, Z. Zëvëndës-President, Zotërinj dhe Zonja Komisionerë, shprehjen e konsideratave tona më të larta.

Image may contain: text Image may contain: text

7 Comments

  1. Po 640 parlamentaret europiane qe nuk mendojne si keta 20 cfare duhet te themi,dhe atje si ne tirone 20 njerez qenkan,ne fund minoranca nuk mer dite vendime kudo ne bote,por ka vetem fjalen,kjo eshte demokracia

      1. Parlamenti Evropian ka 705 anetare. 20/705 = 2.8%. Lajmet a Lapsit fokusohen tek cfare mendon apo vepron 2.8% e Parlamentit Evropian apo 5% e artistave Shqiptare. Llogjika e 2.8%.

    1. ti rilindas i”demokracis” ik kerkoji peticion ketyre 640 deputetve per shembjen; se gjith EU e gjith parlamentet do merren me budallalleqet e rames me kope; skan pun tjeter; po per komisjonin e Venecias ca do thush?

  2. Dyshohet se këto para janë marrë nga azerët si garanci nga Taçi, për privatizmin e Albpetrol, dhe më pas nuk janë kthyer më.

    Madje, për këtë aferë ka raportime se u vra edhe Artan Santo, pasi kishte dalë garant për këto para, që më pas nuk i kthente dot.

    Taçi u bë i njohur në kohën e qeverisjes së Berishës, pas nëpërmjet lidhjeve me familjen Berisha, arriti të bëhej një biznesmen i fuqishëm, aq sa organizonte edhe ndeshje me Milanin dhe Real Madrid, duke paguar miliona euro.

    Por, pas largimit të Berishës për të nisën problemet dhe tashmë është shpallur në kërkim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu