• |
ide | kryesore

Maradona i tregon ‘vendin’ Messi: “Do të jem numri 10 i Argjentinës përgjithmonë”

-Instant, Sport, Video



Disa ditë më parë tifozët e Argjentinës kanë festuar 35° vjetorin e ndeshjes historike të luajtur kundër Venezuelës, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 1986: sfida u mbyll me rezultatin 3-2 falë dygolëshit të Maradonës e golit të Passarella. Një fitore e rëndësishme që hapi portën e turneut për Selección, që pastaj arriti të fitojë kupën falë ndeshjeve të mëdha të luajtura nga Pibe de Oro.

Në profilin e tij në Instagram, El Dies ka kujtuar atë përfaqësim të jashtëzakonshëm, duke pranuar se fanella numër 10 do të jetë gjithmonë vetëm e tij: “Sot është 35° vjetori i kësaj ndeshje me eleminim kundër Venezuelës, në 1985. Kisha luajtur dy miqësore më parë, kundër Paraguay e Kilit, pak ditë më parë. Por kjo ishte ndeshja ime e parë zyrtare pas Botërorit të 1982. Në gati tre vjet mungesë, pata hepatit, një kavilje të thyer e probleme që patëm ne ‘të huajt’ që luanim për skuadrën kombëtare. Më parë nuk kishte data të FIFA-s, klubet të mbanin pasaportën, e Federatat nuk ishin të detyruara të lëshonin. Ai ishte një tjetër futboll. Ishte një tjetër botë. Kur mbërrita në Venezuelë, dikush me theu gjurin me shkelm, duke u futur në hotel. Kjo nuk ndodh sot. Ky është motivi pse i them gazetarëve, që bëjnë sot mijëra krahasime, mijëra statistika, atyre që mendojnë se zbuluan futbollin, se nuk mund të bëhen krahasime. Më parë nuk ishte si tani, ishte gjithcka ndryshe. Fusha, topi, trofetë, arbitrat, stërvitja, ushqimi, ilacet, gazetaria, media, transporti, hotelet, gjithcka. ‘Fair-play’ nuk ekzistonte, të mbysnin me shkelma. E nëse nuk do të kisha Kupën e Botës, nuk do të kishte pasur parajsë për mua. Për këtë motiv Bilardo organizoi një seleksion me lojtarë vendas gjatë vitit të parë. Nuk kishte ‘europianë’. Passarella, Burru e Valdano rrezikonin të mos vinin të luanin. Nuk i linin as ata. Me këtë dua tiu them se unë nuk do harrohem kurrë. Se unë nuk e kam hequr kurrë fanellën e Argjentinës. Mos i thoni gënjeshtra njerëzve. Mos e lini karantinën tiu shpërqendrojë. Do të jem gjithnjë numri 10 i Argjentinës“.

View this post on Instagram

Hoy se cumplen 35 años de este partido de eliminatorias contra Venezuela, en 1985. Yo ya había jugado dos amistosos antes, contra Paraguay y Chile, unos días antes. Pero este era mi primer partido oficial, después del Mundial 82. En esos casi tres años de ausencia, tuve hepatitis, una fractura de tobillo, y los problemas que teníamos los "extranjeros" para jugar en la selección. Antes no habían fechas FIFA, los clubes te retenían el pasaporte, y las federaciones no estaban obligadas a cedernos. Aquél era OTRO FÚTBOL. Era otro mundo. Al llegar a Venezuela, una persona me rompió la rodilla de una patada, entrando al hotel. Eso hoy no podría pasar. Por eso le digo a los periodistas, que hoy hacen mil comparaciones, mil estadísticas, a los que piensan que descubrieron el fútbol, que no se puede comparar. Antes no era como ahora. Era todo distinto. Las canchas, la pelota, los botines, el arbitraje, el entrenamiento, la alimentación, la medicina, el periodismo, los medios de comunicación, el transporte, los hoteles, el descanso. El Fair Play no existía, te cagaban a patadas. Y si no tenías la copa del mundo, no había paraíso. Por eso, Bilardo armó una selección con jugadores locales durante los primeros años. No hubo "europeos". Passarella, Burru y Valdano tampoco venían a jugar. A ellos tampoco los dejaban venir. Con todo esto quiero decirles que yo no me borré. Que yo NUNCA me saqué la camiseta de la selección. No le mientan a la gente. Que la cuarentena no les afecte, muchachos. Porque aunque en algún momento yo no haya estado, la 10 va a ser siempre mía.

A post shared by Diego Maradona (@maradona) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *