• |
ide | kryesore

Mediu: Opozita e bashkuar është pro ndryshimit të sistemit zgjedhor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Aleatët nuk i kanë shuar shpresat tek PD se do të mbrojë dhe çojë në tryezën e reformës zgjedhore propozimin e bërë publik për nënkoalicione brenda koalicioneve.

Pas një takimi të aleatëve me Lulzim Bashën, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se ata janë të koordinuar dhe unifikuar me qëndrime.

Mediu: Kemi rënë dakort edhe me zotin Basha dhe përfaqësues të tjerë, do të shtrohet në tryezën e reformës zgjedhore.Nuk ka të bëjë me interes specifik të partive të vogla të koalicioneve, ka të bëjë me interes specifik për ndarjen e mandateve sipas votave që japin qytetarët shqiptarë dhe krijimin e një marrëdhënie me të drejtë brenda koalicionit që e kanë shansin si të majtë si të djathtë për ta realizuar.

Mediu tha se opozita e bashkuar, përfshirë PD-në është pro ndryshimit të sistemit. Ai që se do, tha ai, është kryeministri Rama.

Mediu: Edhe Basha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës janë shprehur se janë për ndryshimin e sistemit. Për fat të keq kemi një reagim negativ nga PS që duhet të ruajë jo vetëm sistemin por edhe këtë situatë të papranueshme ku nuk u jepet mundësia shqiptarëve të votojnë si qytetarë që kanë të drejtë për të votuar dhe të vendosin të ardhmen e tyre.

Kryetari i Partisë Republikane  tha se vullneti i qeverisë është për të manipuluar zgjedhjet.

Kjo, tha ai, dëshmohet edhe nga refuzimi i qeverisë tranzitore.



3 Comments

  1. Dyshohet se këto para janë marrë nga azerët si garanci nga Taçi, për privatizmin e Albpetrol, dhe më pas nuk janë kthyer më.

    Madje, për këtë aferë ka raportime se u vra edhe Artan Santo, pasi kishte dalë garant për këto para, që më pas nuk i kthente dot.

    Taçi u bë i njohur në kohën e qeverisjes së Berishës, pas nëpërmjet lidhjeve me familjen Berisha, arriti të bëhej një biznesmen i fuqishëm, aq sa organizonte edhe ndeshje me Milanin dhe Real Madrid, duke paguar miliona euro.

    Por, pas largimit të Berishës për të nisën problemet dhe tashmë është shpallur në kërkim.
    Bylyk basha nuk tha qe ne jemi dakort per ndryshimin e sistemit,luluzimja te fevzi nuk tha gje Po ky mediu cfare thote sot,keta kur mblidhen te shqupi luajne domino,nuk ka shpjegim tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *