• |
ide | kryesore

Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike të Kosovës plot 1.26 miliardë euro

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi  ka prezantuar Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, vlera e së cilës pritet të jetë 1.26 miliardë euro. Fokusi kryesor i kësaj pakoje do të jetë mbështetja e secilit biznes me kredi, i cili gjatë kësaj periudhe pandemie ka pasur rënie të aktivitetit ekonomik. Në kuadër të kësaj pakoje janë paraparë edhe 11 masa të cilat do të zbatohen gradualisht nëse kjo pako arpovohet nga Qeveria e Kosovës.

Ministri i Financave dheTransfereve, Besnik Bislimika prezantuar Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, vlera e së cilës pritet të jetë 1.26 miliardë euro.

Bislmi ka theksuar se kjo pako do të ketë ndikim të përgjithshëm në ekonomi.

“Është krijuar grupi punues për dizajnimin e Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike, me përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit, ministrive relevante, Bankës Qendrore, Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive, komunitetin e biznesit dhe ekspertët e jashtëm. Nisur nga inputet e tyre është dizajnuar pakoja që ka një ndikim të përgjithshëm në ekonomi në masën prej 1.26 miliard eurove me periudhën e plasimit ekonomik prej 24 muaj, kurse me shtirje të kostos me pesë vitet në vijim”.

Ministri shtoi se fokusi kryesor i kësaj pakoje do të jetë mbështetja e secilit biznes me kredi, i cili gjatë kësaj periudhe pandemie ka pasur rënie të aktivitetit ekonomik.

“Fokusi kryesor i Pakos për Rimëkëmbjes Ekonomike do të jetë mbështetja e secilit biznes me kredi, i cili gjatë periudhë së pandemisë ka hasur në rënie te aktivitetit ekonomik. Megjithatë pakoja synon synimit primar, të dizajnon masa që qojnë në rritjen e kapaciteteve prodhuese, rritje të eksporteve, përmirësim të bilancit tregtar, rritje të punësimit dhe formalizmit, përmirësim i strukturës së Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe të ngjashme”.

Bislimi ka thënë se masa e dytë i referohet edhe rinisë që janë paraparë 38 milionë euro, për start-up të të rinjve.

“Pakoja në tenton ta fuqizojë rolin e gruas në ekonomi dhe një masë shtesë që bizneset që marrin kredi për zgjerim dhe arrij ta mirëmbajnë për 3 vite qeveria merr përsipër interesin. Masa e dytë i referohet rinisë dhe kemi paraparë 38 milionë euro, 30 milionë euro për start-up të të rinjve dhe parashihen të mbulohen 3 mijë iniciativa dhe 8 milionë euro për mbulimin e gjysmës së kostove financiare për kompanitë që shtojnë numrin e praktikantëve të rinj që qeveria merr përsipër deri në një masë 1 vjeçare. Ata që punësojnë nënat, apo personat me aftësi të kufizuara ne marrim përsipër 50 për qind të pagesës për një periudhë 1 vjeçare.”.

Mes tjerash Bislimi ka thënë se masa e pestë ka të bëjë me sistemin arsimor. Në këtë masë do të mbështeten me 3 milionë euro studentet e gjinisë femërore që vinë nga zonat rurale.

“Masa e 5 ka të bëjë me sistemin arsimor dhe kjo masë parasheh pesë milionë euro për projekte hulumtuese ku marrin pjesë edhe sektori i biznesit, pastaj 5 milionë për programe të reja studimore. 3 milionë për bursa për studentët që vendosin të shkojnë në drejtime deficitare, 3mln euro për studentët e gjinisë femërore që vine nga zonat rurale. Masa e gjashtë ka për target uljen e varfërisë me 10 milionë euro për mbështetjen e projekteve në komunitet qe sigurojnë punësim sezonal”.

Ai ka treguar se Qeveria do të marrë përsipër mbulimin e kartonit të gjelbër për mërgatën, që hyn në masën e nëntë.

“Pakoja nuk është e implementuar deri në tërësinë e saj mirëpo injeksione kanë arritur të përfundojnë deri te 105 mijë përfitues sociale, 22 mijë nga sektori privat, 10 mijë nga sektori privat dhe 8 mijë janë në pritje të ekzekutimit të pagesave, dhe 55 mijë amvisëri kanë certifikuar se kanë mbetur pa të ardhura dhe kanë mbetur për tu verifikuar edhe 50 mijë amvisëri”.

Bislimi ka thënë se ligjërisht është e mundshme që kjo pako të procedohet në Kuvend.

Në kuadër të kësaj pakoje janë paraparë edhe 11 masa të cilat do të zbatohen gradualisht nëse kjo pako aprovohet nga Qeveria e Kosovës.

Më poshtë masat e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike:

Masa 1 – ka të bëjë me kreditimin e ekonomisë, për të siguruar rritje të ofertës agregate, kjo masë e ka ndikimin në ekonomi në total prej 1.1 miliard euro, ndërsa shpenzimi total i buxhetit është 300 milionë euro, ku 195 milionë euro janë për mbulimin e kredive joperformuese, kurse pjesa tjetër është për mbulimin e kostove të biznesit. Bizneset që aplikojnë në këtë masë pritet të kenë 50 për qind mbulim të normës së interesit, por nuk vlen për të gjitha llojet e biznesit.Masa 2 – janë paraparë 8 milionë euro për mbulimin e gjysmës së kostos financiare për ato kompani që vendosin të shtojnë numrin e punëtorëve, duke angazhuar praktikantë në një periudhë prej 12 muajve, e cila qeveria merr përsipër mbulimin e kostove prej 100 euro për punëtorë për një muaj.

Masa 3 – ka të bëjë me punësimin dhe formalizimin. Brenda kësaj janë pesë nënmasa, ku parashihet që të gjitha bizneset në 18 muajt e ardhshëm kanë punësim shtesë, qeveria merr përsipër subvencionimin e pagës në masën prej 50 për qind por maksimumi deri 150 euro në muaj dhe atë për 6 muajt e ardhshëm, me kusht që ata punëtorë të pajisen me kontrata për një vit. Masa b), c), d) dhe e) janë derivime të masës a) për ato biznese që janë të regjistruar si prodhues dhe përpunues, qeveria e merr përsipër subvencionimin e njëjtës pagë për 9 muaj. Për të gjitha ato biznese që marr punëtorë të kategorive të veçanta, qeveria e merr përsipër mbulimin e 50 për qind të pagës për një periudhë një vjeçare.

Masa 4 – në këtë masë përfshihen hoteleria, restorantet dhe kafetë, të cilat kanë qenë në dsiporopocion me masat e qeverisë. Me këtë masë, përveç subvencionimit të pagës prej 50 për qind për 6 muaj, e zgjerojmë edhe për punëmarrësit ekzistues në masën prej 150 euro.

Masa 5 – ka të bëjë me sistemin arsimor në vend, me qëllim që të zbutet hendeku ndërmjet shkathtësive të tregut dhe sistemit arsimor. Edhe kjo masë i ka gjatë nënmasa, dhe parasheh 5 milionë euro për projektet hulumtuese ku bashkëpjesëmarrës është edhe sektori i biznesit. Janë edhe 5 milionë euro shtesë dhe për projektet e tjera studimore. Po ashtu, janë 3 milionë euro bursa që vendosin të shkojnë në drejtimet deficitare. Janë edhe 3 milionë euro shtesë për mbulimin e kosotove të banimit dhe ushqimit për të gjitha studentet e gjinisë femërorë që vijnë nga zonat rurale të vendit, ku do të subvencionohen 20 euro për 24 muaj. Janë 2 milionë euro në formë të kuponëve për bizneset, për asistencë teknike.

Masa 6 – ka të bëjë me uljen e varfërisë. Në këtë masë janë tri nënmasa. Janë 10 milionë euro për mbështetjen e projekteve në komunitet që të ofrojnë punësim sezonal përfitueseve të ndihmës sociale, duke mos i cenuar ndihmat sociale. Janë 6 milionë për mbështetjen brenda familjes që janë përfitues të ndihmave sociale. Po ashtu, janë 18 milionë euro shtesë në formën e kuponëve ku u shpërndahet familjeve të ndihmave sociale, por që mund të ekzekutohen për pagesa të produkteve ushqimore esenciale të prodhuara në Kosovë.

Masa 7 – i dedikohet shoqërisë civile. Parasheh angazhimin e tyre për komunitetin në vlerë prej 3 milionë euro.

Masa 8 – i dedikohet ruajtjes së stabilitetit fiskale. Ku në këto tri vitet e ardhshme ne do të detyrohemi të kalojmë rregullën fiskale.

Masa 9 – i dedikohet mërgatës dhe i ka tri nënmasa. Parasheh që këtë vit qeveria ta merr përsipër mbulimin e Kartonit të Gjelbër, ku deri në qershorin e vitit të ardhshëm të gjendet një zgjidhje përfundimtare për mbulimin e tij. Masa b) ka për qëllim që të rrisin destinacionet e fluturimeve nga Prishtina. Masa c) ka të bëjë emetimin e letrave me vlerë prej 30 milionë eurove me një maturitet 10 vite.

Masa 10 – në mënyrë indirekte i dedikohet sektorit të prodhimit. Në 24 muajt në vijim të ndahen deri 20 milionë euro për mbushjen e rezervave shtetërore me mallra esenciale që prodhohen brenda vendit.

Masa 11 – i dedikohet ndërmarrjeve publike. Nuk ka për momentin implikime buxhetore, por i tejkalojnë aftësitë e pakos.



1 Comment

  1. 1,26 miliard shume e egzagjerouar kjo shume dhe e rrezikshme do thoja. Ku do i gjejne keto para? Do rrisin borxhin publik ne menyre te jashtezakonshme, po a do jete e afte ekonomia kosovare me GDP 8 miliard euro ne vit ti beje balle shlyerjes se kredive dhe interesave? E shoh shume te veshtire. Ne mendimin tim sdo duhej te kalohej 10% e GDP ne borxh te ri, dmth jo me shume se 800 milion euro ne menyre qe borxhi te mos behet i paperballueshm. Ne kete menyre te vitet e ardhshme nje fete e mire e buxhetit nuk do shkoje ne investime por ne shlyerjen e borxhit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *