• |
ide | kryesore

Pandemia e Covid-19, SHBA i jep Shqipërisë 2 milionë dollarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka lënë pas takimet me politikanët për 2 reformat më të rëndësishme, atë në Drejtësi dhe Zgjedhoren, dhe ka zhvilluar një vizitë në ambientet e Institutit të Shëndetit Publik. Qëllimi i kësaj vizite, siç Ministria e Shëndetësisë bën me dije, ka qenë për të parë nga afër se si ndihma e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës po mbështet Shqipërinë në përgjigjen ndaj pandemisë së Covid19.

Nëpërmjet USAID në Shqipëri, qeveria e Shteteve të Bashkuara ka angazhuar më shumë se 2 milionë dollarë për të përgatitur sisteme laboratorike, për shtimin e mundësisë së zbulimit dhe gjurmimit të rasteve pozitive, përgatitjen e stafit laboratorik për të reaguar, përmirësimin e komunikimit të risqeve, dhe masa të tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *