• |
ide | kryesore

Reforma zgjedhore, ambasadorja e SHBA riposton deklaratën e Metës: Faleminderit President!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përshëndetur deklaratën e presidentit Ilir Meta i cili apeloi palët politike që të përmbyllin reformën zgjedhore brenda 31 majit pasi në të kundërt do të ketë pasoja të mëdha në procesin e integrimit.

Teksa ka ripostuar deklaratën e tij në twitter, Kim shkruan: “Faleminderit Zoti President për inkurajimin tuaj!”

Anëtarët e Këshillit Politik prej dy ditësh u ngujuan në ambientet e Pallatit të Kongreseve në tentativën për të gjetur konsensusin për reformën zgjedhore.

Ende pa u mbyllur diskutimi i dytë, presidenti i Republikës Ilir Meta në një konferencë për mediat deklaroi se do të firmos datën më të afërt për zhvillimin e votimeve.

Aktorët politik kanë rënë dakord që zgjedhjet të mbahen në 2 periudha, nga 15 prill në 15 maj ose gjatë vjeshtës nga 15 tetori deri më 15 nëntor.

Por nëse do të ketë dhe riformatim të KQZ apo depolitizim të komisionerëve, shanset që dekreti të jetë në vjeshtë minimizohet duke e lënë datën 18 prill si mundësia më e afërt.

Kreu i Shtetit tha se këtë vendim, do ta marrë pa konsultime formale me partitë politike.

Ilir Meta: Që ta kemi të qartë: Në qoftë se Kodi nuk miratohet me konsensus, regjistroheni këtë: Zero çeljesh negociatash të Shqipërisë me Bashkimin Europian!

Jo deri në zgjedhjet që vijnë, por edhe pas zgjedhjeve që vijnë! Pra sa i bie, nja pesë vite të paktën i keni të humbura.

Përgjegjësia duhet të jetë e atyre aktorëve, të cilët i bëjnë këto gjëra.

Apeli im është: Ecni në këtë rrugë të konsensusit se kjo është gjë shumë e mirë për vendin dhe unë ju inkurajoj fuqimisht të gjithëve në këtë drejtim!

Tjetër gjë: Mos harroni se kemi edhe kryesimin e radhës së OSBE-së! Dhe do të ishte një turp i madh që Shqipëria, përveç këtyre ngjarjeve të fundit me Teatrin Kombëtar, që Shqipëria të mos përmbushë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it! Do të ishte një rast i paprecedent në historinë e OSBE-së!

Megjithatë është zgjedhja e tyre, Presidenti është shumë i qartë! Firmoset dekreti, nuk kthehet më prapa, kush të dojë të hyjë në zgjedhje, kush të dojë të ikë nga zgjedhjet!



8 Comments

  1. hahahah like koklopa sado deklarata te besh prape usa ta ka futur emrin ne rreth te kuq e ske shpetim

  2. Genjeshtar. “Basha me premtoi qe do hyj ne zgjedhje “dhe sot nuk iu pergjigj pyetjes se gazetares. Me kete plere prapa hekurave do clirohet Shqiperia.

  3. Nuk mjaftojne falenderimet per presidentin , duhen nderhyrjet e tua per cilesine e reformes . Nese eshte kjo qe kane bere keta palaçot tane te politikes do ishte me mire po mos ta benin fare .

  4. Ja hodhe kokeqoshe e Skraparit, te mori me sy te mire suratpatatja.
    E per cfare ne duhet teatri. Ben dot ai komedi te tilla?

  5. Dyshohet se këto para janë marrë nga azerët si garanci nga Taçi, për privatizmin e Albpetrol, dhe më pas nuk janë kthyer më.

    Madje, për këtë aferë ka raportime se u vra edhe Artan Santo, pasi kishte dalë garant për këto para, që më pas nuk i kthente dot.

    Taçi u bë i njohur në kohën e qeverisjes së Berishës, pas nëpërmjet lidhjeve me familjen Berisha, arriti të bëhej një biznesmen i fuqishëm, aq sa organizonte edhe ndeshje me Milanin dhe Real Madrid, duke paguar miliona euro.

    Por, pas largimit të Berishës për të nisën problemet dhe tashmë është shpallur në kërkim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *