• |
ide | kryesore

Rritet presioni ndërkombëtar për reformën zgjedhore, Soreca: Të arrihet marrëveshje deri më 31 maj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar në lidhje me reformën zgjedhore. Përmes një reagimi në Twitter Soreca pohoi se me rëndësi është që të bëhet progres në reformën zgjedhore, ndërsa theksoi se mirëpret qëndrimin konstruktiv nga palët.

“E rëndësishme është që ka përparim në Reformën Elektorale në Këshillin Politik. Ne mirëpresim qëndrimin konstruktiv të ndërmarrë nga të gjitha palët dhe i ftojmë ata të vazhdojnë të punojnë me qëllim të arritjes së një marrëveshje të përgjithshme deri më 31.5.2020. Ne duam që Shqipëria të ecë përpara drejt integrimit në Bashkimin Europian”, -shkruan Soreca.



8 Comments

  1. Putanelat ne aksion te mbajne njera tjetren ne pushtet me cdo kusht. Te vazhdojn te shqyejne shqiptaret me cdo cmim.

  2. Kjo me duket si ajo shprehja : Me ka çu nona me la gojen . Sot u kujtuat ju z.Ambasador? Pse ky nxitim ne çastin e fundit ? Ç’problem do kishte edhe nese zgjatej me nje jave , dy apo magari edhe nje muaj afati i reformes por me kushtin qe te behej nje here e mire me te gjitha ndryshimet e nevojshme ? Pse nuk kerkoni cilesi por kerkoni sasi z.Ambasador ? Me gjithe respektin per ju dhe zj.Kim keto nderhyrje jane si shprehja e mesiperme . Nese i doni te miren ketij vendi , nese doni qe ky vend te prosperoje , nese doni te lehtesoni punentuaj ne te ardhmen dhe sidomos nese doni qe populli ta riktheje besimin tek ju , atehere nderhyni dhe bejin ndryshimet ashtu si duhet . Nemos , lejani ne dore ketyre xhahileve tane , sepse sado te mundoheni me çorbe se keta ju nuk e beni dot .

  3. Futini nga nje dore te gjithe e perzjejeni me mire corben . Shqipot do ta hane gjithsesi. Nuk dalin dot pertej kesaj. i eshte bere e vetmja menyre jetese. Fal edhe jush. pir jo vetem. Thjesht nuk din te jetojn ndryshe.

  4. Kur flet edhe ky Sorrrrrrrek….
    per reformen ne drejtesi hapu dhe e futu . Beje ndonje kros nga liqeni me velinat qeveritare sepse ate e ben mire je 100% ei koke kashta te korruptuar dei ne palce . Po patì Europa ambadadore si ty e kokekashta e moti lumi , PA tjeter kete e ka ndihmuar Knuti per te ardhur ne Shqiperi e shperblimin Knuti e mori Duke u bere keshilltare i Rucit

  5. Në Shqipëri, pas çdo palë zgjedhjesh që “ndërkombëtarët” i kanë cilësuar si jo të rregullta, në momentin e fundit, para zgjedhjeve të rradhës, bëhet presion që të bëhet një “reformë zgjedhore” e nxituar.
    Ajo që pret opinioni publik shqiptar të dëgjojë nga ndërkombëtarët, nuk është “reforma zgjedhore” se kësij reformash në këto 30 vite, janë bërë një herë në çdo dy vite..
    Shqiptarët prisnin në vitim 2017 që “ndërkombëtarët” të hidhnin alarmin për kanabizimin e gjithë Shqipërisë e të masakrës zgjedhore në Dibër, e të kërkonin me ngulm e me emra që të ndëshkoheshin përgjegjesit dirrektë .
    U fol me përgjithësime për ca “peshq të mëdhej” që duheshin zënë në rrjetën e drejtisë, nga ambasadori Lu.
    Tash po shohim se edhe peshqit e mëdhej janë haruar fare, e gjithë puna na qenka që opozita me qeverinë ti bëjnë lëshime njera tjetrës me reformën zgjedhore.
    I vetmi sugjerim që i bëhet reformës zgjedhore në Shqipëri, na qenka se duhet të marë modelin e Danimarkës që ka 300 vjet demokraci, kur në Shqipëri po rivendoset diktatura njëpartiake e Enver Hoxhës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *