• |
ide | kryesore

Serbia rinis futbollin, Crvena Zvezda e mbyll: skuadra e Stankovic shpallet kampion

-Instant, Sport, Video



Në ditën e rifillimit të futbollit serb është edhe dita e festës së madhe të Crvena Zvezda. Skuadra e teknikut Dejan Stankovic, në ditën në të cilën klubi festoi 29 vjetorin e triumfit të Kupës së Kampionëve, ka shkatërruar Rad 5-0 në transfertë, duke u laureuar kampion kombëtar për herë të 31 në histori. Për Crzeva Zvezda ky ishte titulli i tretë radhazi kampion.

Një penallti e minutës së 24 nga Ivanic i hapi rrugë triumfit të Zvezdës, që pas 6 minutash siguroi rezultatin me golin e Babic, ndërsa në të njëjtën distancë kohore shënoi edhe të tretin me Vukanovic, duke shkuar me qetësi në dhomat e zhveshjes. Degenek (57) e Vukanovic (82) kompletuan suksesin që e ngjiti Zvezdan në kuotën e 72 pikëve, 14 pikë para Partizanit të Beogradit që duhet të luajë ndeshjen kundër Mladost, por me tre javë të mbetura diferenca është e parekuperueshme.

https://www.youtube.com/watch?v=TiMesfcVrbs



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *