• |
ide | kryesore

Serie A përcakton datat: aprovohet strategjia kundër klubeve franceze e gjermane

-Instant, Sport



Vendimin më të rëndësishëm, atë për rifillimin e kampionatit me datat relative, është marrë tashmë me aprovimin qeveritar të Spadafora. Sot Këshilli e Asamblea e Lega Calcio ka përcktuar se do të rifillohet në 13-14-17 qershor me Kupën e Italisë e pastaj (20 qershor) me katër rikuperimet e javës së 25 të Serie A, përpara se të rinisë “vërtetë” kampionati me javën e 27 në 23-24 qershor.

Me organizimin e kalendarit mbeten të tjera cështje për tu7 zgjidhur në tavolinë, si pjesa e fashave orare: ishte diskutuar mbi ato të 17.15, 19.30 e 21.45. Por futbollistët duan ta evitojnë atë pasdite për shkak të temperaturave të larta.

Për sa i përket lojtarëve në huazim deri në 30 qershor ata do të kthehen në shoqëritë që i përkasin, por klubet nuk mund ti aktivizojnë. Dritarja verore e merkatos së futbollit 2020/21 do të nisë në 1 shtator me mbylljen në 5 tetor, me një klauzolë: nga korriku do të jetë mundësia për të bërë kontrata paraprake për të mos i dhënë avantazhe klubeve franceze e gjermane që, duke mos luajtur, mund ti nisin tratativat që në korrik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *