• |
ide | kryesore

Tomini e ISHP: Pse janë rritur infektimet me covid ditët e fundit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Epidemiologia e ISHP-së, Eugena Tomini, ka folur sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri. Në një intervistë për Ora News, Tomimi u shpreh se rritja e numrave ka ardhur si pasojë e zbehjes së vigjilencës, mos përdorimit të mjeteve mbrojtëse personale, dhe mos respektimit të distancimit fizik.

“Kemi një trend në rritje të rasteve të regjistruara Covid-19 të paktën në 4 qytete. Është një trend në rritje krahasuar me dy javë më parë. Mbyllja e kësaj jave përkon me trendin më të lartë në 3-4 javët e fundit. Duhet të theksohet se ka një zbehje të vigjilencës dhe përdorimit të mjeteve mbrojtëse personale.

E kemi shprehur gjithmonë. Që nga momenti i zbehjes së pandemisë në vend, çdo rast me hapjen e sistemit shëndetësor, me hapjen e lehtësimit të masave në mënyrë graduale, përsa i përket sistemeve shëndetësore ose mosruajtjes së distancimit fizik, çdo person do të konsiderohet si covid pozitiv”, – u shpreh Tomimi. Sipas saj, edhe nga personeli shëndetësor ka pasur një zbehje të vigjilencës, teksa numri i të infektuarve në QSUT vijon të rritet.



5 Comments

  1. Po vjen “vala e dyte e virusit” me duket. Si thoni do t’i kyçni njerëzit prapë brenda? Sikur ja morët dorën tani. Kënaqemi kur ju shohim ne ekran duke përhapur panik.

  2. Arsyeja e vërtetë e rritjes së numurit të të infektuarve, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën, kam bindjen se ka të bëjë me ritjen e numurit të testimeve.
    Numuri i përgjithshëm i të infektuarve në gjithë botën , dje e kaloi shifrën 6 milionë, kurse numuri i vdekjeve është rritur më pak.
    Kontrastet e mëdha në statistikat e shteteve në të gjitha kontinentet, sa i takon informacionit mbi shifrat e pandemisë, janë të lidhura padyshim me shkallën e trensparencës së qeverive, e shkallën e nivelit të demokracisë e të shtetit ligjor
    Shqipëria hyn në grupimin e vendeve afrikane e të prapambetura, ku numuri i testimeve për një milion banorë, vazhdon të ngelet ndër më të ultat.
    Ndërkaq në Shqipëri, politikat e dyshimta diktatoriale të kryeministrit Rama, nuk e përjashtojnë dyshimin që rritja e numurit të të infektuarve, veçanërisht në Tiranë ku ai i trembet grumbullimeve masive të protestave kundër tij, po bëhet në funksion të kësaj paranoje.

  3. Cdo vit ka miliona te infektuar nga gripi stinor (seasonal flu) dhe 300 000 deri 650 000 te vdekur prej ketij virusi jane normal sipas OBSH.
    Ku mbeshtetet gjithe kjo propagande, stimulim paniku e masa shteterore per kufizimin e te drejtave te njeriut?
    Te mos flasim pastaj se 1,5 milion njerez vdesin nga TBC cdo vit. Ata jane kryesisht Afrikane, keshtu qe nuk kane vlere per “boten e civilizuar perendimore”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *