• |
ide | kryesore

U dënua me 15 vite burg/ Gjykata liron nga qelia Moisi Habilajn, e dërgon në arrest shtëpie

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjykata e Apelit të Katanias liron në arrest shtëpie Moisi Habilajn i cili nga Shkalla e Parë është dënuar me 15 vite burg për trafik droge.

Sipas mediave italiane, ai do të qëndrojë tek një i afërmi i tij në Siçili. Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj akuzohen për grup të strukturuar kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Siçilisë në Itali. Moisi Habilaj u arrestua në vitin 2017.


Emri i tij është i lidhur me Saimir Tahirin, ish- ministrin e brendshëm, jo vetëm si i afërm por dhe i dyshuar si bashkëpuntorë bashkë në trafik droge. Të dy kanë procese gjyqësore të hapura në dy shtete të ndryshme nga njëri- tjetri.

Grupi Habilaj akuzohet nga drejtësia italiane se ka transportuar drogë me vlerë 20 milionë euro nga Shqipëria drejt Italisë.

7 Comments

  1. Rrofte Demokracia Perndimore.
    Ja nje drejtesi e tlie na duhet edhe ne.
    Kete do ta bejme realitet me Rformen ne Drejtesi.

  2. Demonkracine nuk na i solli askush. Ajo ishte eshte dhe do te jete midis nesh. Midis popullit trim dhe heroik iliro pellazg drogdashes e plangprishes.

  3. Ju te dy qe keni shkruar me lart.
    Do keni qen nga ata qe ne gjyqet e diktatures, bertisnit… NE LITAR NE LITAR.
    Per ndonje fukara qe kishte then te rradha e qumshit, se nuk do dali per te gjith qumshit sot, kot rrim ne rradhe.
    Ju e dini demokracin brutale dhe hakemarse. Por nuk eshte ashtu. Eshte komplet e kunderta.

  4. E kane shkruar ne menyre -Ironike-o magjyp komentin nuk jane nga ata qe kane thene ne litar lexoi mire jo me bythe -o kellef -stilolapsi-

  5. Habilaj i beri nja tre vjet izolim, dhe gjeti shtigje gjyqesore dhe gjykata e la ne izolim shtepiak, por kapoja , e kushuriri minister, Saje Qorri, qe ka mese tre vjet qe duhej te denohej e te behej shembull ne vend e per europen, sot eshte i lire, e qe ka pretendime per pafajesi, A shikoni se ne c;gjendje te rende eshte drejtesia tek ne? KY, qe me dashje, e organizim shteteror bente kultivimin, e transportin ne vendet e europes , me organizim te plote mafioz, eshte edhe sot e kesaj dite i lire, por nga kjo drejtesi e qeveri politike, andaj eshte i sigurte se me zvarritjen e procesit gjyqesor, zhduken edhe provat, e blihen deshmitaret. Me mafien shteterore qe na ka pushtuar, do jete paksa e veshtire per ti luftuar qe ti shporrim, por me gjithate nuk ka gje qe nuk arrihet kur ate e deshiron vetem populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu