• |
ide | kryesore

Vuçiç: Presim formimin e qeverisë në Kosovë, të gatshëm të rinisim dialogun

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se Beogradi është i gatshëm të nisë dialogun menjëherë sapo të formohet qeveria e re në Prishtinë.

Ai shtoi se serbët dhe shqiptarët duhet të kenë raporte të mira që të mund të jetojnë në paqe.

“Serbët dhe shqiptarët përfaqësojnë dy kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor dhe duhet të kemi raporte të mira nëse duam të jetojmë në paqe”, tha Vuçiç.

Mbrëmjen e djeshme, Gjykata Kushtetuese mori vendimin që dekreti i presidentit Hashim Thaçi për t’ia dhënë mandatin Avdullah Hotit, për krijimin e qeverisë së re, ishte në përputhje me Kushtetutën.

Ndërsa vendimi u kundërshtua nga lëvizja Vetëvendosje, u përkrah nga SHBA dhe BE, që kërkuan krijimin e qeverisë së re dhe rinisjen e dialogut.



4 Comments

  1. Vetem Vucicit dhe te gjithe Serbeve ju eshte bere -qefi- nga vendimi ekstrem i gjykates kushtetuese te Kosoves si dhe mbeturinave pro Serbe ne Kosove dhe ne Shqiperi.

  2. Albini kryeministri i pare shqiptar qe u ndeshkua si kryeminister patriot e kombetar. Ai po te ishte i etur per pushtet e kishte shum lehte te nenshkruante gjithcka qe ishte ne dem te interesave kombetare, e kishte te lehte qe te bashkeqeveriste si paraardhesit e tij me korrupsion , papergjegjshmeri dhe me hajduteri. Loje e ndyre eshte ajo qe luhet kunder interesave publike e kombetare, loje e ndyre eshte ajo e cila tradheton dhe nuk mban fjalen dhe premtimet, dhe loje e ndyre eshte ajo e cila luhet per interesa te Serbise e Greqise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *