• |
ide | kryesore

Zbulohet zënka e Kate me Meghan para dasmës mbretërore

-Instant, Paparazzi, Slider



Sipas një reviste britanike, Tatler, Kate Middleton dhe Meghan Markle janë zënë për getat e shoqërueseve të nuses pak para se dasma mbretërore të fillonte. Në artikullin e shoqëruar me intervista nga njerëzit e afërt dhe burime pranë pallatit, dikush tregoi se pak para dasmës “ndodhi një incident”.

“Ishte një ditë shumë e nxehtë dhe kishte një diskutim në lidhje me shoqërueset e nuses, a duhet të vishnin geta apo jo. Kate donte që protokolli të ndiqej dhe ato t’i vishnin getat, kurse Meghan s’ishte dakord. Fotografët gjithashtu mendonin si Markle. Kate, e cila ka taktika të pagabueshme, nisi ta qortonte Meghan-in me shumë finesë duke e bërë të kuptojë se i foli keq stafit të pallatit mbretëror.”- shkruhej në artikull, por duket se është i gjithi një thashethem i madh. Përmes përfaqësuesëve të pallatit, Kate ka hedhur poshtë një zënkë të tillë, duke e quajtur false. “Kjo histori përmban pasaktësira dhe keqinterpretime që nuk duhet të publikoheshin pa u konsultuar me pallatin mbretëror.”

Nga ana tjetër, revista pretendon se pallati ishte në dijeni të kësaj historie edhe para publikimit.”Pallati i Kensington-it e dinte mirë numrin e revistës që po përgatisnim prej muajsh, madje ne i kemi kërkuar të punojmë bashkë për të. Fakti që e mohojnë gjithë çfarë dinë, është fals.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *