• |
ide | kryesore

65-vjeçari në Tiranë dhe tre të rinj në pranga, abuzuan seksuliasht me të miturën dhe i bënë video

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku policia ka vënë në pranga katër persona nën akuzën se kanë abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.

Vajza 15-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një 65-vjeçari me inicialet A.D, I cili I kishte bërë gjithashtu edhe një video.

Këtë video 65-vjeçari ua kishte dhënë tre djemve të rinj të moshës nga 15-20-vjeçare, të cilët e kishin kërcënuar vajzën përmes videos duke e detyruar të kryente edhe me ta marrëdhënie seksuale.

Deklarata e policisë:

Parandalohet abuzimi i mëtejshëm seksual me dhunë ndaj një të miture;

Policia vë në pranga 4 shtetas, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur.

Specialitët për Hetimin e Krimit pas informacionit të marrë se një shtetas, 65 vjeç, kishte abuzuar seksualisht me dhune më një të mitur 15-vjeçe, organizuan punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i 65-vjeçarit A.D.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas kishte abuzuar seksualisht me dhunë me të miturën dhe pas abuzimit i kishte bërë video intime. Këto video ua kishte dhenë tre shtetasve, konkretisht K.P., 20 vjeç, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

Më pas ata kanë bërë video intime që t’ua shpërndanin personave të tjerë. Me ndërhyrjen e Policisë Kriminale u parandalua ky veprim kriminal.

Në dhomën e intervistimit të të miturve dhe në prezencë të nënës, psikologes dhe avokates, specialistët për Hetimin e Krimeve nën drejtimin e Prokurorit, kanë administruar dëshminë e vajzës dhe të gjitha provat që implikojnë shtetasit e lartpërmendur.

Gjithashtu është bërë e mundur të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dhe dy telefona celular në të cilët ndodheshin videot.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasve A.D., K.P., R.O. dhe F.B., për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë rast të abuzimit seksual me dhunë me të mitur.



5 Comments

  1. Parandalohet abuzimi i metejshem..dmth ka shku viktima ka kallezu…policia ka parandalu pidhin e motres se thashemexhiut drejtorit pergjithsem tepelenso-katunar…inspektori i zones qe duhet te merret me pedofilat kuptohet ka qene tu pi raki neper mihane, shefi rendit te barderrit inspektor tu vjedh naj lek per shefin e komisariatit, shefi komisariatit tu vejdh naj lek per drejtorin e qarkut dhe te gjithe se bashku tu vjedh naj lek per vetlla-vampirin-tepelensokatunarin drejtor tr pergjithsehm te karit tim. O Zot rujna femijet deri sa te ikim nga syt komet nga “o sa mir me qen shqiptar”

  2. Tregojani emrat e plot te pse i kurseni kaw shume vetem me iniciale. Lagja e qyteti duhet ti njohi se cilet jane mostrat

  3. Ketu ne USA i tregojne emrat e plote,pse nguroni per kete.Njerzit duhet ti dine.Nuk ka gjygj per kete digjini te gjalle keto Lloyd qelbesirash pedpfilesh etj,etj.

  4. Populli duhet te mos prese me policine, po ti zgjidhe vete hallet. Robt mu ne pidh policsigurim. O sa mire, me qen zagar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *