• |
ide | kryesore

Arrihet akordi Icardi-Psg: 50 milion euro plus 8 bonus për Inter

-Instant, Sport



Janë orë të nxehta për të ardhmen e Mauro Icardi. Psg e Inter kanë arritur akordin për blerjen përfundimtare të sulmuesit nga klubi francez dhe së shpejti duhet të bëhet zyrtarizimi i transferimit me titull definitiv. Një tratativë që i kënaq të gjithë. Për Maurito klubi zikaltër duhet të arkëtojë 50 milionë euro plus 8 bonus, lehtësisht të arritshme e një pagesë shtesë në rast të triumfit në Champions të PSG.

Për të kompletuar kalimin e Mauritos tek Psg, mbeten vetëm detajet. Cështja më e vështirë është zgjidhur e lidhej me vlerësimin e lojtarit (sepse fillimisht akordi ishte kryer mbi bazën e 70 milionë euro), që përbënte edhe ngërcin e bisedimeve, duke qenë se ulja ishte e konsiderueshme, gati 10 milionë.

Skadenca e klauzolës ishte e fiksuar për në 31 maj e prej ditësh priteshin lajme të reja nga bisedimet. Një negociatë që për Inter përfaqëson një plusvalencë të rëndësishme e shitja është më e shtrenjta e historisë. Sapo të perfeksionohet kalimi i Icardi tek Psg, do të bëhet menjëherë efektive kontrata e sulmuesit me klub franceze deri në 2024.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *