• |
ide | kryesore

COVID 19/ Lajm i mire nga Kina, vaksina gati ne fund te vitit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

“Një vaksinë e prodhuar dhe që po testohet në Kinë mendohet të dalë në treg deri në fund të vitit”, tha në një deklaratë Komiteti Qendror Shtetëror i SAS për Mbikëqyrjen dhe Menaxhimin e Pronave.

Mediat e huaja raportojnë se në provat paraprake kanë marrë pjesë më shumë se 2,000 persona, të cilët ishin vaksinuar me vaksina të përgatitura nga Instituti në Wuhan i Produkteve Organike dhe Instituti i Produkteve Organike nga Pekini.


Një vaksinë mund të jetë e gatshme të tregtohet deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2021, sipas një njoftimi në platformën WeChat, që Kina dha ditën e djeshme.

Vaksinat nga Instituti i Prodhimeve Organike Uchan dhe Instituti i Produkteve Organike në Pekin kanë hyrë në fazën II të provave klinike.

Të dy organizatat janë të lidhur me grupin farmaceutik shtetëror Sinopharm, i cili mbikëqyret nga SASAC.

Instituti i Produkteve Biologjike të Pekinit do të ketë një kapacitet prodhues vjetor prej 100 deri 120 milion doza.

Kina ka pesë vaksina të koronavirusit në prova klinike te njerëzit, ndërsa ditën  e sotme asnjë kompani nuk ka bërë ndonjë koment në lidhje me vaksinat që kanë në shqyrtim.

5 Comments

  1. Gjynah…. se Pleniumi i Tetembedhjete kishte planifikuar ndalim te makinave ne fundjava nga Tetori ne Mars 2021.
    Revizionistet!

  2. Me mire vete-infektohem me virusin sesa te perdor mall kinez, per me teper vaksine kineze. Le te presim Oksfordin se vaksinat nuk jane shaka.

  3. Ai që ka shpikur një virus vdekjeprurës si armë vrastare, në të njejtën kohë ka prodhuar edhe kundër virusin për të mbrojtur veten, ndryshe nuk ka se si të shpjegohet që në Kinën komuniste me një miliard e 400 milionë, të ketë vetëm 3 viktima për çdo një milion banorë e në vende perëndimore më të zhvilluara ekonomikisht, numuri i viktimave për një milion banorë e kalon numurin 500.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu