• |
ide | kryesore

Dalin detajet/ Ekzekutohet biznesmeni i njohur, 2 të tjerë të plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ekzekutohet në një atentat biznesmeni 37-vjeçar Bujar Lika. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në sheshin para një hoteli në aksin Laç – Mamurras, pranë një karburanti. Mësohet se bashkë me Likën, kanë mbetur të plagosur edhe dy persona, të identifikuar si Kreshnik Tusha 21 vjeç dhe Paulin Gjergji, 53 vjeç.

Paraprakisht raportohet se një person është futur në sheshin e hotelit ku është kryer atentati dhe ka vrarë biznesmenin Lika. Të plagosurit ndodhen në spital ku po marrin mjekimin e nevojshëm.

Në vendin e krimit, kanë mbërritur forca të shumta policore dhe është ngritur një grup hetimor për t’u marrë me ngjarjen. Gjëja e parë që do të bëhet është vëzhgimi i kamerave të sigurisë për të identifikuar autorin. Viktima, Bujar Lika, rezulton të jetë një biznesmen i njohur në fushën e mobilierisë dhe të transporteve. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *