• |
ide | kryesore

Dyshimet/ Një nga atentatorët e vrasjes së biznesmenit ka mbetur i plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit
Policia



Një 37-vjeçar ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Kurbin. Ngjarja ka ndodhur në sheshin para një hoteli në aksin rrugor Lezhë-Mamurras afër kryqit të Gjormit, ku një person ka qëlluar me armë zjarri.

I vdekur ka mbetur biznesmeni 37-vjeçar Bujar Lika, ndërsa të plagosur kanë mbetur shtetasit Paulin Gjergji dhe Kreshnik Tusha, 21 vjeç. Pranë trupit të viktimës është gjetur një armë, që nuk dihet nëse është përdorur gjatë shkëmbimit me armë zjarri.

21-vjeçari i plagosur Kreshnik Tusha është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Dyshohet se mes të plagosurve ndodhet dhe autori i ngjarjes, por është ende e paqartë se cili prej të plagosurve është ai. Shkak i shkëmbimit të zjarrit, mendohet të ketë qenë një konflikt i hershëm mes tyre.



3 Comments

  1. EDI RAMA DHE ARDI VELIU DHE YMER GELBAZA KELLIRA NE FACEBOOK DUKE KONTROLLUAR FOTOT thotë:

    EDI RAMA DHE ARDI VELIU JANE DUKE SHIKUAR FACEBOOK E TYRE TANI,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *