• |
ide | kryesore

Mer fund lidhja e dy balerinëve

-Instant, Paparazzi, Slider



Megjithëse nuk e pranuan asnjëherë publikisht romancën e tyre, është bërë e ditur se marrëdhënia e koreografit Albi Nako dhe balerinës Alba Hoxha ka marrë fund.
Sipas burimeve për “Panorama”, Alba dhe Albi bashkëjetonin prej kohësh në shtëpinë e këtij të fundit.

Mirëpo pas ndarjes Alba është larguar nga shtëpia e partnerit dhe ka marrë me vete gjërat e saj.
“Panorama” shkruan se ky vendim lidhet me ndikimin që kanë patur familjet e secilës prej palëve.

Albi ka treguar shpeshherë se bazohet në sugjerimet e prindërve pasi janë shumë të rëndësishëm për të, ndërsa rikujtojmë se babai i koreografit, Llaqi Nako, është shprehur më herët se nuk dëshironte që Albi të martohej me një balerinë.
Gjithashtu thuhet se prindërit e Albës ishin skeptikë për të bijën, duke marrë parasysh si përfundoi historia e koreografit me Klaudia Pepën.
Dyshja nuk ndiqet më në Instagram dhe ende nuk dihet nëse vendimi i ndarjes së tyre është përfundimtar.
Mirëpo si gjithmonë, ata kanë vendosur të mos flasin as kësaj here publikisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *