• |
ide | kryesore

Milan synon talentin e Real Madrid: huazimi i pëlqen të gjithë të interesuarve

-Instant, Sport

Real Madrid bëhet aleati më i mirë për Milan, për të përforcuar ekipin. Pas Theo Hernandez, në fakt, është një tjetër lojtar i Blancos që mund të veshë fanellën kuqezi. Bëhet fjalë për talentin Martin Odegaard. I mbërritur në Spanjë në moshën 16 vjecare, mesfushori norvegjez ka bërë eksperiencë me huazimet e këtë vit ka bindur me fanellën e Real Sociedad, duke shënuar 7 gola e 8 asist deri tani. Një prespektivë interesante, bashkë me eskperiencën e duhur për Milanin e ri të Rangnick, si për moshë, ashtu edhe për karakteristika teknike.

Me shumë mundësi Real Madrid do ta thërrasë në bazë në fund të sezonit, edhe pse skuadra e tij aktuale ka një opsion për rinovimin e huazimit. Nga ana e tij, lojtari do të tregojë kualitetin e tij në një skenë me nivel të lartë, por nuk është e lehtë që Zidane të arrijë ti japë minutat që ai meriton.


E këtu futet në lojë Milan. Djalli kërkon ti propozojë Real një huazim me të drejtën e blerjes, pa derdhur menjëherë 40 milionë eurot e nevojshëm për kartonin e tij (në skadencë në 2023). Një zgjidhje që do ti leverdiste të gjitha palëve: Real do të ruante kontrollin mbi lojtarin, Milan do të kishte në skuadër një talent gati të shpërthejë e vetë Odegaard mund të provohet me një skuadër që është gati ti japë besim për të shkuar lart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu